Mar 06 - 2019

Video promovuese për gjashtë komuna të Kosovës

ENG

Këto video promovuese përqëndrohen në elementin njeri dhe marrëdhënien e tij me trashëgiminë natyrore dhe kulturore.  Këto projekte kanë qenë pjesë e prioriteteve të Planeve Lokale të Trashëgimisë Kulturore të gjashtë komunave partnere. Këto plane janë hartuar në kuadër të Programit të Planeve Lokale të Trashëgimisë Kulturore (2012-15) nga CHwB zyra në Kosovë, gjashtë komunat partnere dhe institucione të tjera të nivelit qendror dhe është financuar nga Suedia.

https://www.youtube.com/watch?v=SH-wJFHfJvg

TRADITA DHE NATYRA BËHEN NJË NË DRAGASH

Video përmban lokacione dhe praktika të ndryshme të trashëgimisë së kësaj komune, sikurse: Namazxhahu në fshatin Buzez, lojërat tradicionale të pehlivanëve, ushqimi tradicional përfshirë specialitetin e rajonit - djathin e Sharrit, deltarin ilir (qenin e sharrit), garat e kuajve, surlaxhitë, etj.

https://www.youtube.com/watch?v=ZX6WQJAqqlI

GJAKOVA - QYTETI I SEVDASË

Video përmban lokacione të ndryshme të trashëgimisë së kësaj komune, sikurse: Ura e Terzive, Ura e Fshajtë dhe kanjoni i i Drinit të Bardhë, artizanatet e ndryshme në Çarshinë e Madhe, traditën e muzikës, xhaminë e Hadumit, etj.

https://www.youtube.com/watch?v=FGF3zCCjYBU

RIKUJTO HISTORINË NË KAÇANIK

Video përmban lokacione të ndryshme të trashëgimisë së kësaj komune, sikurse: gryka e Kaçanikut, xhamia e Sinan Pashës, çarshia e vjetër dhe berberin, sallën e shpalljes së Kushtetutës së Kaçanikut, etj.

https://www.youtube.com/watch?v=GZd1GamgOMo

PARTESH - BESIMI DHE TRADITA NË FORMËN E SAJ MË TË MIRË

Video përmban lokacione të ndryshme të kësaj komune në fshatërat Pasjan, Partesh dhe Budrigë e Poshtme, sikurse: Glaviçica dhe kisha e Shën Shpëtimtarit në Budrigë të poshtme, Kisha e Shëndrrimit në Pasjan, Kisha e Shën Premtes, etj.

https://www.youtube.com/watch?v=mvxcFAdFnNo

RAHOVECI - PLOT SHEND E VERË

Video përmban lokalitete të ndryshme të trashëgimisë së kësaj komune, sikurse: vreshtat e kësaj komune që përdoren për prodhim të verës e rakisë, sahatkulla e qytetit, shtëpitë me rrasa guri, gjetjet arkeologjike, teqja Halveti dhe shtëpitë tradicionale në fshatin Hoçë e Madhe.

https://www.youtube.com/watch?v=jTefpM074pY

TREGIMET NISIN NË VUSHTRRI

Video përmban atraksionet kryesore të qytetit, sikurse: kalaja, hamami, ura e vjetër, çajtoret tradicionale, etj.


Postimi i kaluar


Mar 06 - 2019

Platformë unike për ide kreative në fushën e trashëgimisë kulturore!


Postimi i rradhës


Mar 06 - 2019

Marrëveshje e re në mes të Suedisë dhe CHwB Kosovës për periudhën 2016-19