Organizata dhe aktivisitë të shoqerisë civile i bëjnë thirrje Ministrisë së Kulturës që, urgjentisht të filloj restaurimin e ndërtesës në fjalë, në mënyrë që të shpëtohet, të rijetësohet dhe t’i kthehet qytetarëve një monument me vlera të larta, siç është shtëpia e Xhafer Devës.

Grupi i organizatave dhe aktivistëve të shoqërisë civile rreshtuar në mbrojte të Shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë
DEKLARATË E PËRBASHKËT
Grupi i organizatave dhe aktivistëve të shoqërisë civile rreshtuar në mbrojte të Shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë, me shqetësim ka marr informatën se autoritetet komunale në Mitrovicë kanë marrë vendim për rrënimin e Momunetit të trashëgimisë kulturore të Kosovës- Shtëpia e Xhafer Devës. Monumenti- Shtëpia e Xhafer Devës është ndërtuar në vitin 1930 dhe përfaqëson një shtëpi me vlera të larta arkitektonike e artisitike, si dhe memorie kolektive për qytetin e Mitrovicës.
Përfaqësues të këtij Grupi, me datë 24 nëntor 2016, kanë kontaktuar organet komunale të Mitrovicës dhe janë informuar se më 8 korrik 2016, Inspektorati komunal, në një procesverbal të nënshkruar ka dhënë opcionin e “sanimit ose të rrënimit të shtëpisë”, me arsyetimin se “objekti është i rrezikuar nga vetrrënimi”. Si rrjedhojë, me datë 12 korrik 2016, Drejtoria e Inspekcionit kishte marrë Vendim për rrënimin e ndërtesës (Vendimi nr. 05NR354/50117).
Më tutje, autoritetet komunale njoftojnë se, pas kontakteve me Qendrën Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Mitrovicë, janë njoftuar se Ministria e Kulturës ka alokuar buxhetin për restaurimin e kësaj ndërtese. Pas kësaj, Drejtoria e Inspekcionit të Mitrovicës ka lëshuar edhe një Vendim të ri (Vendimi nr. 05NR354/86868), i cili revokon Vendimin e mëparshën për rrënim.
Autoritetet komunale të Mitrovicës gjithashtu kanë informuar se, përkundër revokimit të Vendimit për rrënim, gjendjes së rrezikuar të ndërtesës dhe fondit të alokuar për të, Ministria e Kulturës edhe më tej nuk ka ndërmarrë asgjë për restaurimin e kësaj ndërtese, përkundër faktit që Ministria e Kulturës është autoriteti përgjegjës për ruajtjen e monumenteve të kulturës dhe menaxhues i buxhetit publik të alokuar për restaurim.
Në lidhje me këtë, Grupi i organizatave dhe aktivistëve të shoqërisë civile rreshtuar në mbrojtje të Shtëpisë së Xhafer Devës, shprehin shqetësimin e tyre për vonesat e paarsyetuara, të cilat, mund të rezultojnë në përkeqësimin e gjendjes edhe ashtu të rrezikuar të ndërtesës.
Andaj, ky Grup, i bën thirrje Ministrisë së Kulturës që, urgjentisht të filloj restaurimin e ndërtesës në fjalë, në mënyrë që të shpëtohet, të rijetësohet dhe t’i kthehet qytetarëve një monument me vlera të larta, siç është shtëpia e Xhafer Devës.
Të veprohet sot, sepse nesër do të jetë vonë!
Prishtinë, 26 Nëntor 2016
Grupi i organizatave dhe aktivistëve të shoqërisë civile rreshtuar në mbrojte të Shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë:
- CHwB Kosova
- Valdete Idrizi – Aktiviste e shoqërisë civile
- OJQ MUNDËSIA
- Community Building Mitrovica (CBM)
- Me dorë në zemër
- 7 Arte
- Selvie Kurti – Aktiviste e shoqërisë civile
- Ardiana Osmani – Aktiviste e shoqërisë civile
- Mitrovica Rock School
- Bridge Film Fest
- Besa Luzha – Aktiviste e shoqërisë civile
- KËSHILLI PËR PAQE DHE TOLERANCË “CPT”, Mitrovice
- Bekim Ismali – Aktivist i shoqërisë civile
- OJQ “EKOSISTEMI” Gjilan
- Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës –QKRMT
- OJQ ETEA
- OJQ KONSUMATORI
- Organizata Integra
- Instituti për Avancimin e Edukimit dhe Arsimimit
- OJQ THY
- EC MA NDRYSHE
- ESTA Kosova
- Organizata SHKRM
- Shoqata Numizmatike Shqiptare “Demastion”
- Varg e Vi
- Qendra e Artit Muzikor DAM
- Fondacioni ARSKOSOVA
- Fondacioni Lumbardhi
- OJQ Syrgjyni
- Forumi Kulturor
- RrOK Prizren
- X40 Bunar Fest
- Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë
- Anibar
- Community Development Fund (CDF)
- Shtëpia e Shokëve
- NORMA
- Syri i Vizionit
- ANP Gjilan
- Developing Together
- Dora Dorës
- OJQ Lady
- Beyond the Rainbow
- Erblin Ajdini – Aktivist i shoqërisë civile
- Qendra për Studime Urbane “URBANIAK”
- Center for Education and Community Development – Friends
- Kosova ARS
- Futja Ngjyrë
- Programi për të Drejtat Civile në Kosovë (CRP/K)
- Organizata Gratë në Biznes
- CSSP
- Valët e Paqes
- Sot drejtë të Ardhmes


