Vushtrria pajiset me shenjëzim për trashëgimi kulturore

Qyteti i Vushtrrisë, si një ndër më të vjetrit në Kosovë, ngërthen në vete asete të rëndësishme të trashëgimisë kulturore që prezantojnë periudha të ndryshme të jetesës në këtë komunë. Disa prej këtyre monumenteve janë restauruar dhe po shërbejnë për qëllime kulturore e multifunksionle dhe janë në pritje të vizitorëve të tyre. Shenjëzimi i këtyre […]

Konservohet një nga katër Namazgjahet e mbetur në Ballkan

Projekti i restaurimit të Namazgjahut të Opojës që gjendet në fshatin Buzez të Komunë së Dragashit është hartuar nga CHwB zyra në Kosovë dhe u miratua nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në Tetor të vitit 2014. Punimet konservuese kanë filluar në fund të vitit 2014, për tu përmbyllur në muajin tetor të vitit […]

Komuniteti i Zatriqit me hapësirë të re për takime, mësim e lutje

Xhamia e fshatit Zatriq në Komunën e Rahovecit është trajtuar si pjesë e programit të Reagimit Emergjent Kulturor, financuar nga Fondi Princ Claus për Kulturë dhe Zhvillim në bashkëpunim me CHwB-në në Kosovë dhe komunitetin e fshatit. Xhamia e fshatit Zatriq ishte objekt i shkatërrimit të luftës së fundit (1999). Një bombë ka dëmtuar hyrjen […]

Kulla e konsoliduar e Dukajve, në pritje të vizitorëve

Përmes mbështetjes së shoqatës së trashëgimisë kulturore të Zvicrës Schweizer Heimatschutz, zyra e CHwB-së në Kosovë ka përfunduar intervenimin shpëtues në kullën e Mustafë Dukajt në fshatin Drenoc të Komunës së Deçanit. Intervenimet e kryera përfshijnë konsolidimin e kulmit dhe të konstruksionit meskatësh, krijimin e qasjes në ndërtesë dhe revitalizimin e odës së mysafirëve.      Kulla e […]

Për herë të parë në Kosovë mbahet kuizi i diturisë për trashëgimi

Gjatë këtij muaji, në Komunën e Vushtrrisë, Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB) zyra në Kosovë ka organizuar kuizin e diturisë “Trashëgimia fillon me ty”. Ky është kuiz i parë i llojit të vet, që përfshinë tematikën e trashëgimisë kulturore që është organizuar në këtë komunë por edhe më gjerë në Kosovë. Ky projekt ka synuar […]

Urat për të Ardhmen: Prezantimet e Projekteve (ENG)

24 projekte të përzgjdhura janë paraqitur në aneksin e publikimit “Urat për të ardhmen”. Hidhni një sy në shembujve të punës së CHwB-së në vende të ndryshme të botës. Këtë publikim mund t’a gjeni vetëm në gjuhën Angleze! SHKARKO: Urat për të Ardhmen: Prezantimet e Projekteve (ENG).pdf