Mezzo-soprano Flaka Goranci promovon muzikën shqipe në Vjenë

Më 12 maj 2015, nën sharmin e sallës barok të Altes Rathaus të Vjenës, mezzo-sopranoja kosovare Flaka Goranci mbajti koncertin dhe promovimin e albumit me këngë shqiptare nga treva të ndryshme të Kosovës dhe Shqipërisë. Albumi i titulluar “Albanian flowers (Lulet shqiptare)” përmban një libërth me 30 faqe, ku të përfshira janë tekstet e këngëve […]
Trashëgimia Kulturore pa Kufij feston 20 vjetorin

Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB), organizatë suedeze e pavarur joqeveritare që i dedikohet shpëtimit dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore, kremton 20 vjetorin e krijimit. CHwB është themeluar në Prill të vitit 1995, si reagim ndaj shkatërrimit sistematik të monumenteve dhe objekteve gjatë luftës në ish-Jugosllavi dhe nevojës urgjente për asistencë për zhvillim dhe mbrojtje. Sot, […]
Së shpejti fillojnë punët në Kalanë e Kaçanikut

Në fillim të muajit prill, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka lëshuar lejen për fillimin e punimeve për projektin e konservimit dhe revitalizimit të pjesshëm të Kalasë së qytetit të Kaçanikut. Në gjysmën e dytë të viti 2014, zyra CHwB në Kosovë ka kryer hulumtimin, incizimin, dokumentimin dhe planin e konservimit dhe revitalizimit të […]
Nxënësit e Parteshit njihen me trashëgiminë e Kosovës

Gjatë periudhës janar – qershor 2014, nën udhëheqjen e zyrës së CHwB në Kosovë dhe në bashkëpunim me anëtarët e shoqërisë civile të përfaqësuara në Forumin Lokal të Trashëgimisë Kulturore të Parteshit është zbatuar projekti “Ta njohim trashëgiminë kulturore të Kosovës”. Në kuadër të këtij projekti, nën përcjellje të ciceronëve janë organizuar vizita të ndryshme […]
Forumi Lokal i Dragashit në vizitë studimore në Shqipëri

Nga data 21 deri 24 Dhjetor 2014 është mbajtur vizita studimore për anëtarët e Forumit Lokal të Trashëgimisë kulturore të Dragashit. Qëllimi i vizitës ishte njohja me mënyrat e mbrojtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore në disa lokalitete të trashëgimisë kulturore në Shqipëri, me fokus të veçantë në institucionet muzeore. Gjatë kësaj vizite katërditore pjesëmarrësit […]
Trashëgimia bashkon fëmijët e dy komuniteteve të ndryshme

Gjatë periudhës dhjetor 2013 – shtator 2014, në bashkë-organizim të zyrës së CHwB në Kosovë dhe dy OJQ lokale nga Dragashi “Qendra” dhe “Renesansa” është zbatuar projekti “Ta njohim trashëgiminë tonë kulturore”. Në kuadër të këtij projekti janë organizuar vizita të ndryshme edukative nëpër lokalitete të ndryshme të trashëgimisë kulturore. Qëllimi i vizitave ka qenë […]


