Aug 01 - 2015
Drenoci, është një fshat i vogël që gjendet në Kosovën perëndimore , e cila është e njohur për nga karakteri historik i saj. Shtatë prej kullave të shek. XVIII kanë mbijetuar, duke krijuar kështu njërën prej peizazheve tradicional të fundit të këtij vendi. Kullat, së bashku me ndërtesat ndihmëse dhe rruga me kalldrëm, e formojnë Lagjen e Mazrekajve.
Në muajin Maj 2016, ekipi i “Aventurave në konservim” së bashku me stafin e CHwB-së në Kosovë, do t’i përqendrojnë punët e tyre në katin e mesëm të kullës së Isuf Mazrekajt përderisa do të qëndrojnë në hapësirën e restauruar në katin e tretë. Ekipi do të: shtrojë dyshemenë e drurit në korridor; kompletojë restaurimin e tavanit të drurit; aplikojë llaçin gëlqeror nëpër mure, si dhe gëlqerosjen e tyre, dhe do të përfundojë punët konservuese në dyert dhe dritaret ekzistuese.
Për më tepër informata rreth projektit dhe për t’iu bashkangjitur kësaj aventure klikoni këtu.