Heritage Space IV

“DHÉ” Atelier / Punime punëdore / Granita Grezda

Jul 30 - 2020

Atelie “DHÉ” është hapur si rezultat i projektit të Granita Grezdës, që është përfituese e edicionit të katërt të Heritage Space.

“Përgjatë katër muajve, kemi punuar ngushtë me profesionistë të zejeve. Bashkëpunimi jonë ka rezultuar në krijimin e disa punimeve të reja të cilat ndërthurrin aftësitë e punëdorës me dizajne të reja të cilat do sjellin trashëgiminë e përbashkët kulturore në një formë tjetër. Është kënaqësi e vecantë që të prezantojmë para juve krijimet unike që përfshijnë teknika, materiale dhe forma të ndryshme” shprehet Granita Grezda në hapje të ateliesë.

Atelieja “DHÉ” përveq se do të përdoret si punëtori për krijim të punimeve dhe promovimin e tyre, do të ofrojë mundësi që këto punime të shiten e që rrjedhimisht bashkëpunimi mes profesionistëve të artizanatit të vazhdojë. Ky rrjetëzim do të mundësojë që zejtaria e pasur e Kosovës të gjejë forma alternative të futjes në treg.

Punimet janë të punuara në bashkëpunim me këta artizanë:

Arta Rudaku

Gjyke Haziraj

Jasmine Morina

Shkumbin Shehu

Mimoza Berisha Karaqica

Etleva Haxhia

Kosovare Avdiu

Projekti u realizua në kuadër të platformës të Heritage Space qe implementohet nga CHwB Kosova. Ky aktivitet është pjesë e projektit “Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë Kulturore” i zbatuar nga Programi për Zhvilim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Kosovë dhe fiancuar nga Instrumenti i Bashkimit Evropian që kontribuon për Paqe dhe Stabilitet (IcSP) dhe Qeverise Suedeze.

CHwB Kosova UNDP Kosovo European Union Kosovo

Atelia gjendet kapur me Ambasadën Zvicerane në Prishtinë.

Related Projects

VIEW ALL PROJECTS

Heritage Space IV

‘Kush mytet kapet për shkume’ / Dokumentar i animuar / Urtina Hoxha

Heritage Space IV

COHË / Punime artistike me cohë / Fitore Berisha