Asistent i Programit
Dardan Zhegrova është artist, gazetar i pavarur dhe aktivist i të drejtave të njeriut që vepron në Prishtinë. Momentalisht ëshë duke punuar si asistent i projektit në programin Heritage Space nga CHwB Kosova. Si artist, punimet / instalacionet e tij zakonisht nisin nga poezia/teksti që paraqesin një realitet gjysmë të imagjinuar, gjysmë të vërtetë, të cilat janë ekspozuar në galeri dhe hapësira të artit lokale dhe ndërkombëtare. Si anëtar i bordit në organizatën YiHR në Kosovë dhe aktivist i të drejtave të njeriut për tashmë pesëmbëdhjetë vite, e gjithë praktika e tij në fusha të ndryshme sfidon idetë konservative që diskiminojnë grupet e margjinalizuara, me fokus në të drejtat LGBTQ+.