SHPALLJE: Fituesit e bursës për trashëgimi kulturore

Më datë 19 Shkurt 2015, komisioni përzgjedhës në përbërje prej dy anëtarëve të Komunës së Rahovecit dhe tre anëtarë nga CHwB Kosova, ka vendosur që kandidatët e mëposhtëm kanë plotësuar kriteret e shpallura të konkursit dhe rrjedhimisht janë fitues të bursave për trashëgimi kulturore:  Nr. Emri dhe mbiemri i kandidatit Fakulteti Nota mesatare Shuma e […]

Mbahet diskutimi publik për Hamamin e Madh të Prishtinës

Më 11 mars 2015, në ora 17:00, në Kuvendin Komunal të Prishtinës është mbajtur diskutimi publik me fokus në procesin e restaurimit që e ka kaluar Hamami i Madh i Prishtinës, rivlerësimit të gjendjes aktuale për t’i hapur rrugë funksionalizimit të tij të duhur. Nën moderim të Bekim Ramkut, paneli mblodhi numër të madh të […]

Prezantim ndërkombëtar i planeve lokale të trashëgimisë

Nga 3 deri 6 shkurt 2015 në Kalanë Arenberg të qytetit të Leuven-it (Belgjikë) u mbajt konferenca ndërkombëtare “TRASHËGIMIA VLEN” në ndikimin ekonomik, social, mjedisor dhe kulturor të trashëgimisë. Agjenda katër ditore përfshiu më shumë se 30 prezantime rreth diskursit, strategjive dhe studimeve të rastit që kanë të bëjnë me ndikimet ekonomike, sociale, mjedisore dhe […]

Restaurimi i tempullit të Shën Dhimitrit në fshatin Sushicë

Gjatë pranverës së vitit 2014, bekuar nga peshkopi Teodosije dhe iniciuar me përkushtim të theksuar të administratorit të tempullit, ati Sava Shmigiq, si dhe me ndihmën bujare të banorëve lokalë, filloi restaurimi i këtij tempulli. Tempulli i dedikuar Shën Dhimitrit gjendet në skaj të fshatit Sushicë, të komunës së Graçanicës. Koha e ndërtimit të këtij […]

Trashëgimia në agjendë të festivalit të këngës së fëmijëve

“Lyra Fest”, një aktivitet tashmë i dëshmuar në skenën mbarëkombëtare kulturore, veçanërisht në sferën e muzikës për fëmijë, ka grumbulluar rreth vetës fëmijë, këngëtarë, kompozitorë, orkestrues, tekstshkrues, valltarë e instrumentistë nga më të talentuarit në të gjitha trevat shqiptare, puna e përbashkët e të cilëve ka bërë që ky edicion të jetë më i miri […]

Trashëgimia bashkon fëmijët e dy komuniteteve të ndryshme

Gjatë periudhës dhjetor 2013 – shtator 2014, në bashkë-organizim të zyrës së CHwB në Kosovë dhe dy OJQ lokale nga Dragashi “Qendra” dhe “Renesansa” është zbatuar projekti “Ta njohim trashëgiminë tonë kulturore”. Në kuadër të këtij projekti janë organizuar vizita të ndryshme edukative nëpër lokalitete të ndryshme të trashëgimisë kulturore. Qëllimi i vizitave ka qenë […]