Kalo te përmbajtja
CHwB Kosova — Cultural Heritage without Borders

Kategoria

Lajme

Tri projekte të CHwB-së publikohen në librin HERITAGE COUNTS

Me kënaqësi ju njoftojmë që tri projekte të ndryshme nga zyrat tona të Ballkanit Perëndimor janë pjesë e librit të botuar rishtazi: “Trashëgimia ka vlerë – Reflektime mbi Teoritë dhe Praktikat e Trashëgimisë Kulturore”. “Trashëgimia ka vlerë”, një konferencë ndërkombëtare mbi ndikimin ekonomik, social, mjedisor dhe kulturor të trashëgimisë kulturore të ndërtuar u organizua nga…

Grant për promovimin e trashëgimisë jomateriale të Parteshit

Fondacioni Kosovar Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB Kosova) më 25 mars të vitit 2016 ka nënshkruar një kontratë për grant të ri për projektin “Etno Fest Glaviçica” me Fondin për Zhvillimin e Komunitetit (CDF) në kuadër të projektit të financuar nga USAID: Avancojmë Kosovën së Bashku – Zgjidhjet lokale (AKT – LS). Projekti do të…

Inaugurohet konservimi dhe revitalizimi i pjesshëm i Kalasë së Kaçanikut

Më 21 Prill 2016 është inauguruar projekti i konservimit dhe revitalizimit të pjesshëm të Kalasë së Kaçanikut. Ky inaugurim është bërë në prani të Besim Ilazit, kryetar i Komunës së Kaçanikut, Annika Magnusson sekretare e përgjithshme e CHwB-së në Suedi, Sali Shoshit shef i zyres së CHwB-së në Kosovë dhe Mirnije Stublla-zyrtare e programit nga…

Konferenca përmbyllëse e programit të Planeve Lokale të Trashëgimisë Kulturore (2012-15)

Më 22 Prill 2016 është mbajtur konferenca përmbyllëse e programit të Planeve Lokale të Trashëgimisë Kulturore 2012-15. Konferenca përmbyllëse ka prezantuar metodologjinë, reflektimet, sfidat dhe të arriturat e përbashkëta e të gjithë partnerëve në këtë ndërrmarje të madhe në fushën e trashëgimisë kulturore në Kosovë. Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB), zyra në Kosovë gjatë periudhës…

Marrëveshje e re në mes të Suedisë dhe CHwB Kosovës për periudhën 2016-19

Është nënshkruar marrëveshja midis Suedisë dhe Fondacionit Kosovar Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB Kosova) për katër vitet e ardhshme për mbështetje institucionale të zyres. CHwB Kosova është pasardhëse e Fondacionit Suedez CHwB, dhe si i tillë ka për qëllim të mbetet si zë i rëndësishëm dhe i besueshëm i mbrojtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore…

Video promovuese për gjashtë komuna të Kosovës

Këto video promovuese përqëndrohen në elementin njeri dhe marrëdhënien e tij me trashëgiminë natyrore dhe kulturore. Këto projekte kanë qenë pjesë e prioriteteve të Planeve Lokale të Trashëgimisë Kulturore të gjashtë komunave partnere. Këto plane janë hartuar në kuadër të Programit të Planeve Lokale të Trashëgimisë Kulturore (2012-15) nga CHwB zyra në Kosovë, gjashtë komunat partnere dhe…

Parteshi organizon festivalin tradicional më 27 Gusht

Kemi nderin dhe kënaqësinë të ju ftojmë në festivalin tradicional të komunës së Parteshit “Etno Fest Glaviçica 2016” që do të mbahet më 27 Gusht 2016, të shtunën në ora 11:30 në Gllaviçicë, fshati Budrigë e Poshtme. Edicioni i dytë i këtij festivali synon që përmes aktiviteteve të ndryshme të promovojë pasurinë e trashëgimisë kulturore…

Aplikoni për të qenë vullnetar i Tour de Culture 2016

A keni qenë pjesëmarrës në Tour de Culture në ndonjërën nga edicionet e kaluara dhe synoni të përfshiheni edhe në pjesën organizative? Dëshironi të jepni kontributin tuaj në promovim të çiklizmit, trashëgimisë dhe mbrojtjes së mjedisit? Tour de Culture këtë vit do të mbahet në regjionin perëndimor të Kosovës, më 25 Shtator 2016, të dielen. CHwB po kërkon…

Regjistrohuni për Tour de Culture 2016

TOUR DE CULTURE është i vetmi aktivitet kulturor çiklistik jo-garues dhe rekreativ në Kosovë i HAPUR PËR TË GJITHË, profesionistë e amatorë, të rinj e të moshuar, femra e meshkuj. Turi promovon trashëgiminë kulturore e natyrore, transportin e jo-motorizuar për një lëvizshmëri më efektive për të gjithë dhe mbrojtjen e mjedisit. Turi ka lindur si rezultat…

Tour de Culture 2016 me fokus në trashëgimi natyrore

Më 25 Shtator të dielën, rreth 500 çiklistë nga mbarë Kosova iu përgjigjën ftesës së Tour de Culture 2016 që këtë vit kishte fokusin në trashëgiminë natyrore. Edicioni i nëntë i Tour de Culture, aktivitetit unik në Kosovë që kombinon parimet e Ditëve të Trashëgimisë Evropiane dhe Javës së Lëvizshmërisë Evropiane, filloi në shpellën e…

Qasja në Kalanë e Prizrenit

Dje, Komisioni i Kuvendit të Komunës së Prizrenit mbajti diskutimin e parë me palët e interesit (përfaqesues institucionesh, ekspertë, zyrtarë, OJQ-të e ndryshme, qytetarë etj) lidhur me projektin “Qasja në Kalanë e Prizrenit”. Shqyrtimi i mundesive për sigurimin e qasjes për të gjithë në Kalanë e Prizrenit ka dal si prioritet në Planin e Menaxhimit,…