Mentorët e edicionit të dytë të Heritage Space

Pesë mentorë ofrojnë ekspertizën e tyre në edicionin e dytë të Heritage Space. Kuptoni më shumë për pritshmëritë e tyre nga kjo thirrje! 1. Adaptimi i ndërtesave historike Nol Binakaj – Arkitekt dhe ekspert i trashëgimisë kulturore Çdo ditë e më shumë jemi duke u pajtuar që konservimi i ndërtesave historike, është element rrënjësor me impakt ekonomik, […]
Thirrje për aplikim – Edicioni i dytë i Heritage Space

Heritage Space është platformë e nisur nga CHwB Kosova vitin e kaluar, që i dedikohet krijuesve të rinj për t’i zhvilluar idetë e tyre kreative me qëllim ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore. Për më shumë informata rreth kësaj platforme dhe mënyrës së aplikimit lexo Udhëzuesin për aplikim dhe plotëso Formën e aplikimit deri më 30 prill 2017.
“Heritage Space është inspirim…”

Gjatë muajit korrik të vitit të kaluar u lansua për herë të parë platforma eksperimentale Heritage Space. Në edicionin e parë, krijuesit e rinjë patën mundësinë me anë të industrisë kreative të kontribuojnë në ngritjen e vlerave të trashëgimisë kulturore. Platforma synon që t’i thej disa barriera dhe kufizime në përfshirjen e njerëzve në trashëgiminë […]
Trashëgimia Kulturore pjesë e kurrikulës për mësimdhënje

Nga data 13/03/17 Trashëgimia Kulturore bëhet pjesë e kurrikulës mësimore të qendrës për mësim nxënie ‘Fidan Lahu’ në Fushë Kosovë. CHwB Kosova dhe Balkan Sunflowers Kosova kanë punuar për të zhvilluar programin PACE (Planned Activities for Cohesive Education) duke integruar Trashëgiminë Kulturore, si pjesë praktike e të mësuarit përmes aktiviteteve, dhe duke zgjeruar rëndësinë e […]
Vazhdon rreziku i zhdukjes së Trashëgimisë Kulturore

Sot u rrënua edhe një shtëpi e vjetër brenda Qendrës Historike të Prizrenit, në rrugën “Pushkatarët”. Për rrezikun ndaj trashëgimisë kulturore, CHwB Kosova për herë të fundit pati paralajmëruar në dhjetor të vitit 2016, kur edhe lansoi platformën Trashëgimia në rrezik. Gjate hulumtimit CHwB Kosova ka vërejtur se rreth 140 ndërtesa janë në rrezik të […]
CHwB përmbyll vitin me anëtarësim në dy rrjete ndërkombëtare

Fondacioni Kosovar Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB Kosova) po e përmbyll vitin 2016 me anëtarësim në dy rrjete të nivelit ndërkombëtar, atë në Europa Nostra në nivel evropian dhe SEE Heritage në nivel rajonal. Organizata jonë gjatë këtij viti është anëtarësuar edhe në katër rrjete lokale të OJQ-ve në vend. Europa Nostra përfaqëson një lëvizje qytetare në rritje “për ruajtjen e […]


