Thirrje për aplikim- Punëtoria “Heritage Lab”

I ftojmë të gjithë të interesuarit që të aplikojnë në punëtorinë “Heritage Lab”! Punëtoria “Heritage Lab” ka për qëllim të mbledh studentë të fushës së arkitekturës, trashëgimisë kulturore, sociologjisë, antropologjisë dhe etnologjisë që kanë pasion trashëgiminë kulturore të vendit dhe njëkohësisht kanë vullnet të mësojnë se si duhet ruajtur dhe interpretuar ajo. “Heritage lab” do […]

Fushat për aplikim në edicionin e tretë të Heritage Space

Ndërlidhu me trashëgiminë kulturore përmes këtyre fushave kreative! RIPËRDOR Ri-jetësimi i ndërtesave historike është një prej sfidave kryesore gjatë konservimit të trashëgimisë kulturore. Ndryshimet shoqërore, ekonomike dhe teknologjike kanë ndikuar që shumë prej ndërtesave të humbin funksionin e tyre, përkundër që ato përfaqësojnë vlera dhe janë të rëndësishme për shoqërinë. Shpesh, një ndërtesë pas restaurimit të […]

Thirrje per aplikim- Edicioni i tretë i Heritage Space

NDËRLIDHU ME TRASHËGIMINË! Kur mendojmë për trashëgiminë, mendojmë për diçka që i ka mbijetuar kohës për të na treguar një tregim. Ajo mund të jetë një ndërtesë e shekujve të kaluar, një mozaik i ndërlikuar i një civilizimi tjetër, një këngë e lashtë ose çfarëdo krijimi njerëzor që i kapërcen sfidat e kohës. Si e […]

Përfaqësimi i parë i Kosovës në ICOMOS

CHwB Kosova ka arritur të dorëzoj me sukses punimin për takimin e rradhës (të 19-tin) të Asamblesë Gjenerale & Simpoziumin Shkencor  në ICOMOS-it (International Council on Monument and Sites).  Në mesin e 600 aplikuesve, punimi “Formimi i diskurseve dhe praktikave të rigjenerimit të trashëgimisë në një rajon pas konfliktit” me autor Sali Shoshi & Dukagjin Bakija është përzgjedhur dhe do […]

Mentorët e edicionit të dytë të Heritage Space

Pesë mentorë ofrojnë ekspertizën e tyre në edicionin e dytë të Heritage Space. Kuptoni më shumë për pritshmëritë e tyre nga kjo thirrje! 1. Adaptimi i ndërtesave historike  Nol Binakaj – Arkitekt dhe ekspert i trashëgimisë kulturore Çdo ditë e më shumë jemi duke u pajtuar që konservimi i ndërtesave historike, është element rrënjësor me impakt ekonomik, […]

Thirrje për aplikim – Edicioni i dytë i Heritage Space

Heritage Space është platformë e nisur nga CHwB Kosova vitin e kaluar, që i dedikohet krijuesve të rinj për t’i zhvilluar idetë e tyre kreative me qëllim ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore. Për më shumë informata rreth kësaj platforme dhe mënyrës së aplikimit lexo Udhëzuesin për aplikim dhe plotëso Formën e aplikimit deri më 30 prill 2017.