Kalo te përmbajtja
CHwB Kosova — Cultural Heritage without Borders

Lajmet

Digjitalizimi i Peizazheve Kulturore – Rasti i Ulpianës: Shkëmbim Përvojash në Trashëgiminë Digjitale dhe Teknologjinë VR

Përgjatë tri ditëve, projekti “Digital Technologies for Cultural Landscapes” mblodhi profesionistë dhe pjesëmarrës nga fushat e trashëgimisë kulturore, teknologjive digjitale dhe interpretimit të lokaliteteve arkeologjike, duke vendosur Ulpianën në qendër të diskutimeve dhe punës praktike. Aktiviteti përfshiu vizita në terren, prezantime, ushtrime me realitetin virtual (VR) dhe sesione të përbashkëta të ideimit, me fokus në…

S.T.E.P. in Community Museums: Forcimi i bashkëpunimit ndërkufitar përmes trashëgimisë

Javën e kaluar u zyrtarizua projekti i parë ndërkufitar mes Kosovës dhe Ulqinit, i cili po zbatohet në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA CBC Mali i Zi–Kosovë 2021–2027, i financuar nga Bashkimi Evropian. Projekti “S.T.E.P. in Community Museums” bashkon CHwB Kosovën, Komunën e Ulqinit dhe Komunën e Junikut rreth një qëllimi të përbashkët:…

CHwB Kosova dhe Komuna e Ulqinit bashkojnë forcat për avancimin e muzeve të komunitetit

Dje mikpritëm në zyrat e CHëB Kosova zyrtarë të Komunës së Ulqinit, partnerin tonë në projektin “S.T.E.P. in Community Museums” — për të koordinuar bashkë fillimin e aktiviteteve, që nisin zyrtarisht më 1 shtator! Në zyrat e CHwB Kosova, dje mirëpritëm zyrtarët e Komunës së Ulqinit që është partneri jonë në projektin “S.T.E.P. in Community…

Përurimi i Ballkonit Panoramik në Gjocaj të Junikut

Në kuadër të festivalit KAH DRITA III, u përurua ballkoni panoramik në Gjocaj të Junikut, i realizuar përmes projektit “Mirëdita Junik”, pjesë e programit të bashkëpunimit ndërkufitar mes Kosovës dhe Shqipërisë. Ceremonia e përurimit u hap me fjalët përshëndetëse të drejtorit të CHwB Kosova, Sali Shoshi, kryetarit të Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, dhe zëvendësministrit…

Dje u mbyll edicioni i tretë i KAH DRITA

Meqë tema e sivjetshme ishte transhumanca, një pjesë të festivalit vendosëm ta kalonim aty ku kjo traditë vazhdon ende. U nisëm nga Prishtina drejt Bjeshkës së Gjeravicës, ku na mikpriti familja e Islam Krasniqit, e cila prej fillimit të verës jeton në stan. Gjatë vizitës, Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Deçani” solli një performancë me…

Shfaqja dhe diskutimi i “Stina e Stanit” në KAH DRITA III

Në kuadër të KAH DRITA III, u shfaq filmi “Stina e Stanit”, i ndjekur nga një diskutim me regjisorët Clirimtare Januzaj dhe Urtese Zeneli. “Stina e Stanit” është një film etnografik që fokusohet në mbijetesën e blegtorisë sezonale dhe praktikave të transhumancës në bjeshkët e Isniqit (Milishevc). Përmes një angazhimi të drejtpërdrejtë, antropologet Çlirimtare Januzaj…

Fëmijët eksplorojnë traditën e transhumancës përmes lojës në KAH DRITA III

Punëtoria me fëmijë me temën “Transhumanca” ka përfunduar në kuadër të edicionit të tretë të KAH DRITA, duke u ofruar pjesëmarrësve të rinj nga Juniku mundësinë të njihen me një nga traditat më të vjetra të rajonit përmes improvizimit dhe lojës kreative, së bashku me aktoren Hajat Tocilla. Përmes improvizimit, fëmijët rikrijuan udhëtimin sezonal të…

Punëtoria I e KAH DRITA III: “Makina VS Njeriu: Kur duhet përdorur AI?” eksploron etikën e inteligjencës artificiale

Punëtoria e parë e KAH DRITA III u përmbyll me fokus në inteligjencën artificiale. E udhëhequr nga Klest Drançolli nga Madverse Kosova, punëtoria mblodhi nxënës të shkollave të mesme nga Juniku për një sesion me temën “Makina kundër njeriut: Kur duhet përdorur AI?” Gjatë punëtorisë u trajtuan aspekte të ndryshme të inteligjencës artificiale në jetën…

Nesër nis edicioni i tretë i festivalit KAH DRITA në Junik

Edicioni i tretë i festivalit KAH DRITA nis zyrtarisht nesër, më 4 korrik, në peizazhin e veçantë kulturor të Junikut, duke sjellë një program të larmishëm që ndërthur muzikën, trashëgiminë kulturore, natyrën dhe komunitetin. Tema e këtij viti i kushtohet transhumancës, duke vënë në qendër lëvizjen shekullore sezonale të barinjve dhe bagëtive, si dhe rëndësinë…

KAH DRITA III sjell në Junik një festë të trashëgimisë, kulturës dhe jetës në bjeshkë

Edicioni i tretë i festivalit KAH DRITA do të mbahet më 4 dhe 7 korrik në Junik, duke sjellë një program të pasur aktivitetesh që ndërthurin trashëgiminë kulturore, artin, edukimin dhe përvojat në natyrë. Nën temën e këtij viti, transhumanca, tradita shekullore e lëvizjes sezonale të blegtorëve dhe bagëtive drejt bjeshkëve, festivali synon të rikthejë…

Grupi i parë nisë trajnimin për dokumentimin digjital të trashëgimisë kulturore

CHwB Kosova ka nisur trajnimin me grupin e parë të institucioneve kulturore në kuadër të Programit për Ngritjen e Kapaciteteve Profesionale në Fushën e Trashëgimisë Kulturore, i përkrahur nga Ambasada Suedeze. Trajnimi ka filluar me një ligjëratë hyrëse mbi dokumentimin digjital të trashëgimisë kulturore, ku pjesëmarrësit u njohën me metodat, pajisjet dhe praktikat që përdoren…

CHwB Kosova takohet me Ministren për të avancuar përpjekjet për digjitalizimin e muzeve

Sot, ekipi i CHwB Kosova, i udhëhequr nga drejtori Sali Shoshi, së bashku me Menaxheren e Programeve, Adea Mekuli dhe udhëheqësen e projektit, Erinë Mulolli, zhvilloi një takim me Ministren e Kulturës, Saranda Bogujevci. Ky takim u realizua në kuadër të pranisë së ekspertëve nga Ukraina, Nataliia Dziubenko dhe Vitaly Hrabar, të cilët janë të…