Komuniteti i Zatriqit me hapësirë të re për takime, mësim e lutje

Xhamia e fshatit Zatriq në Komunën e Rahovecit është trajtuar si pjesë e programit të Reagimit Emergjent Kulturor, financuar nga Fondi Princ Claus për Kulturë dhe Zhvillim në bashkëpunim me CHwB-në në Kosovë dhe komunitetin e fshatit. Xhamia e fshatit Zatriq ishte objekt i shkatërrimit të luftës së fundit (1999). Një bombë ka dëmtuar hyrjen […]
Kulla e konsoliduar e Dukajve, në pritje të vizitorëve

Përmes mbështetjes së shoqatës së trashëgimisë kulturore të Zvicrës Schweizer Heimatschutz, zyra e CHwB-së në Kosovë ka përfunduar intervenimin shpëtues në kullën e Mustafë Dukajt në fshatin Drenoc të Komunës së Deçanit. Intervenimet e kryera përfshijnë konsolidimin e kulmit dhe të konstruksionit meskatësh, krijimin e qasjes në ndërtesë dhe revitalizimin e odës së mysafirëve. Kulla e […]
Për herë të parë në Kosovë mbahet kuizi i diturisë për trashëgimi

Gjatë këtij muaji, në Komunën e Vushtrrisë, Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB) zyra në Kosovë ka organizuar kuizin e diturisë “Trashëgimia fillon me ty”. Ky është kuiz i parë i llojit të vet, që përfshinë tematikën e trashëgimisë kulturore që është organizuar në këtë komunë por edhe më gjerë në Kosovë. Ky projekt ka synuar […]
Sekretari amerikan i Shtetit, z. John Kerry mbështet punën e zyrës së CHwB-së në Kosovë

Sekretari i amerikan i Shtetit, z.John Kerry dje vizitoi Kosovën dhe u takua me kryeministrin dhe zëvendës kryeministrat e vendit për të folur për çështjet politike dhe bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara. Z. Kerry u takua poashtu edhe me një delegacion të Alumni, pjesë e të cilëve ishte edhe Sali Shoshi, drejtor i […]
Ceremonia e inaugurimit në kishën mesjetare Shën Shpëtimi

Më 19 nëntor 2015, tek lokaliteti i ”Gllaviçicës”, në fshatin Budrigë e poshtme të Komunës së Parteshit, është mbajtur ceremonia e vënies së gurthemelit të objektit përcjellës të Visitatorium-it në kishën mesjetare tanimë të konservuar Shën Shpëtimi. Lokaliteti arkeologjik ”Gllaviçica” është lokalitet shumështresor me kultura të vendbanimit parahistorik nga Neoliti, kultura e Starçevës (5000 vjet p.e.s.) […]
Urat për të ardhmen – 20 vjetori i CHwB

Trashëgimia Kulturore pa Kufij kremton 20 vjetorin e zhvillimit dhe zgjerimit të saj. Kjo broshurë përmbledh aktivitetet e CHwB-së dhe atë se çfarë organizata jonë ka arritur gjatë këtyre dy dekadave të para (1995-2015). Këtë publikim mund t’a gjeni vetëm në gjuhën Angleze! SHKARKO: Urat për të ardhmen.pdf


