Përjetimi i diversitetit të trashëgimisë në dy rrota

Mëngjesi i së shtunës, më 19 Shtator 2015, premtonte një Tour de Culture përplot rreze dielli, energji pozitive dhe djersë. Këtë vit, gati 600 pjesëmarrës në biçikleta patën rastin të vizitojnë regjionin e Mitrovicës duke përfshirë këtu vizita në lokalitete të ndryshme të trashëgimisë kulturore dhe industriale të këtij regjioni. START-i i turit është bërë […]
TOUR DE CULTURE 2015 Regjistrimi dhe kushtet e pjesëmarrjes

TOUR DE CULTURE është i vetmi aktivitet kulturor çiklistik jo-garues dhe rekreativ në Kosovë i HAPUR PËR TË GJITHË, profesionistë e amatorë, të rinj e të moshuar, femra e meshkuj. Turi promovon trashëgiminë kulturore, transportin e jo-motorizuar për një lëvizshmëri më efektive për të gjithë dhe mbrojtjen e mjedisit. Ai ka lindur si rezultat i sinergjive […]
Aplikoni për të qenë vullnetar i Tour de Culture 2015

A keni qenë pjesëmarrës në Tour de Culture në ndonjërën nga edicionet e kaluara dhe synoni të përfshiheni edhe në pjesën organizative? Dëshironi të jepni kontributin tuaj në promovim të çiklizmit, trashëgimisë dhe mbrojtjes së mjedisit? Tour de Culture këtë vit do të mbahet në regjionin e Mitrovicës më 19 Shtator 2015, të shtunën. CHwB po kërkon vullnetarë […]
Përfundojnë punimet në dy monumente të Komunës së Gjakovës

Në fund të korrikut të këtij viti kanë përfunduar punët e intervenimit emergjent në dy monumente të trashëgimisë kulturore që gjenden në Komunën e Gjakovës. Kulla e Hysen Hajdarit dhe shtëpia e Rexhep Qarrit tanimë janë në shërbim të pronarëve të tyre. Kulla e Hysen Hajdarit në fshatin Nivokaz është ndërtesë historike e mbrojtur sipas Listës […]
Shpëtohet Kulla e Mustafë Dukajt në fshatin Drenoc të Deçanit

Përmes mbështetjes së shoqatës së trashëgimisë kulturore të Zvicrës Schweizer Heimatschutz, zyra e CHwB-së në Kosovë ka filluar intervenimin shpëtues në kullën e Mustafë Dukajt në fshatin Drenoc të Komunës së Deçanit. Intervenimet e parapara përfshijnë konsolidimin e kulmit dhe të konstruksionit meskatësh, krijimin e qasjes në ndërtesë dhe revitalizimin e odës së mysafirëve. Kulla e Mustafë […]
Fillon hartimi i Planit të Konservimit për Vushtrri

CHwB në bashkëpunim me Komunën e Vushtrrisë kanë filluar punët në hartimin e Planit të Konservimit të qendrës historike të qytetit të Vushtrrisë. Plani i Konservimit do të përfshijë zonën në ‘trekëndëshin’ e tri monumenteve kryesore të këtij qyteti: Urën e gurit, Hamamin dhe Kalanë, zonë e cila është e identifikuar si qendër historike në […]


