Inaugurohet databaza e trashëgimisë kulturore të Kosovës

Më 15 korrik 2014, në Muzeun e Kosovës, Memli Krasniqi, ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve bëri inaugurimin e databazës së trashëgimisë kulturore të Kosovës. Mes tjerash në fjalimin e tij, ministri theksoi se: “Kjo databazë është edhe një dritare e vendit tonë, e të kaluarës dhe historisë sonë të pasur. Përveç një mundësi informimi […]

Open HOUSE & STUDIO në Kalanë e Vushtrrisë

CHwB organizon Studion&Shtëpinë e Hapur në Kalanë e Vushtrrisë gjatë Javës së Arkitekturës në Prishtinë (PAW) Me aktivitete të numërta sikurse ligjërata, punëtori, ekspozita, shfaqje të dokumentarëve e konkurse, Java e Arkitekturës në Prishtinë (PAW) edhe këtë vit e shnërroi Kosovën në  qendër regjionale të shkëmbimit të metodologjive, përvojës dhe eksperimentimeve arkitektonike dhe urbane. Tema […]

Grant nga Fondi Princ Claus për shpëtimin e 3 monumenteve

Më 17 qershor 2014, Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB) zyra në Kosovë, ka nënshkruar kontratë me Fondin Princ Claus për Kulturë dhe Zhvillim e që do të ofrojë ndihmë për sanimin e shkatërrimeve për tre monumente publike në Kosovë. Fondi holandez Princ Claus, në kuadër të programit të tyre të Emergjencave Kulturore, do të bashkëfinancojë, […]

Përfundon restaurimi i hamamit të Vushtrrisë

Që prej muajit Nëntor të vitit 2012, Trashëgimia Kulturore pa Kufij zyra në Kosovë me përkrahje financiare nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, dhe në partneritet me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komunën e Vushtrrisë, ka filluar implementimin e Konservimit dhe Restaurimit të Hamamit të Vushtrrisë, monument i trashëgimisë arkitekturale. Hamami në Vushtrri gjendet […]

Dy organizata të shoqërisë civile të Vushtrrisë mobilizojnë komunitetet e tyre për vetëdijësim mbi trashëgimi kulturore dhe natyrore

Qyteti i Vushtrrisë ose Vicianumi siç është quajtur përpara sipas emrit të vjetër ilir, ndodhet në pjesën veriore të Kosovës. Ky qytet që ka shtresëzime të kohës antike, mesjetare dhe bashkëkohore dhe gjatë historisë së tij ka luajtur rol me rëndësi të madhe në pikëpamje ekonomike, kulturore dhe qytetëruese. Popullsia e tij ka kaluar nëpër […]

Mirret leja për restaurimin e verarisë së Kishës së Shën Stefanit në Hoçë të Madhe

Me kenaqësi ju njoftojmë se më 31 Mars 2014, projektit ‘Restaurimi dhe revitalizimi i verarisë së kishës së Shën Stefanit në Hoçë të Madhe’, i është dhënë leja nga Këshilli për Zbatim dhe Monitorim (KZM), nëprëmjet sekretariatit që vepron në kuadër të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH).   Projekti ka kaluar fazën fillestare të […]