Fillon hartimi i Planit të Konservimit për Vushtrri

CHwB në bashkëpunim me Komunën e Vushtrrisë kanë filluar punët në hartimin e Planit të Konservimit të qendrës historike të qytetit të Vushtrrisë. Plani i Konservimit do të përfshijë zonën në ‘trekëndëshin’ e tri monumenteve kryesore të këtij qyteti: Urën e gurit, Hamamin dhe Kalanë, zonë e cila është e identifikuar si qendër historike në […]
Grant i PCF për Kino Lumbardhin dhe xhaminë e fshatit Zatriq
Fondi holandez Prince Claus, në kuadër të Programit të vet të Intervenimit Emergjent Kulturor, do të bashkëfinancojë, në partneritet me zyrën e CHwB-së në Kosovë, ndërhyrjet emergjente në dy monumente publike të trashëgimisë kulturore në Kosovë që janë në gjendje të përkeqësuar. Punët intervenuese në Kinemanë Lumbardhi në Prizren dhe Xhaminë e fshatit Zatriq në […]
PRrH “Qendra e vjetër e qytetit – Rahovec” drejt finalizimit

Draft dokumenti i Planit Rregullues të Hollësishëm (PRrH) për Qendrën e Vjetër të Qytetit të Rahovecit në fund të verës do të del në shqyrtim publik sipas dispozitave ligjore ne fuqi. Nevoja e hartimit të këtij dokumenti, që ka filluar në Tetor të vitit 2014, para se të hartohet Harta Zonale e Komunës është pasojë […]
Mbahen takimet e IX-ta të Forumeve Lokale në 7 komuna

Prej datës 21 deri 24 Korrik 2015 janë mbajtur takimet e IX-ta të rregullta të Forumeve Lokale të Trashëgimisë Kulturore. Këto takime janë mbajtur në kuadër të programit katërvjeçar (2012-2015) të Planeve Lokale të Trashëgimisë Kulturore në shtatë komuna të Kosovës. Takimet janë bashkë-udhëhequr nga menaxheri i programit, Enes Toska dhe koordinatorët lokal të komunave partnere, […]
Gjilani definon zonat e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore

Deri në vjeshtë të këtij viti, pritet që të përfundojnë punët në përcaktimin e zonave të mbrojtjes së objekteve dhe tërësive të trashëgimisë kulturore dhe natyrore në Komunën e Gjilanit si dhe definimin e kufirit të bërthamës historike të qytetit të Gjilanit. Komuna e Gjilanit, sikurse dhe shumë komuna të tjera në Kosovë, është e […]
“Aventurat në konservim” shpëtojnë një kullë në Kosovë

Drenoci, është një fshat i vogël që gjendet në Kosovën perëndimore , e cila është e njohur për nga karakteri historik i saj. Shtatë prej kullave të shek. XVIII kanë mbijetuar, duke krijuar kështu njërën prej peizazheve tradicional të fundit të këtij vendi. Kullat, së bashku me ndërtesat ndihmëse dhe rruga me kalldrëm, e formojnë […]


