Kalo te përmbajtja
CHwB Kosova — Cultural Heritage without Borders

Kategoria

Programi Rijetësimit

Rishpallje e konkursit të bursave për studentë të Rahovecit

Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB) zyra në Kosovë, në bashkëpunim me Komunën e Rahovecit dhe institucione tjera të nivelit qendror, ka hartuar Planin Lokal të Trashëgimisë Kulturore të Rahovecit. Ky plan është hartuar në kuadër të programit të Planeve Lokale të Trashëgimisë Kulturore 2012-2015 në shtatë komuna të ndryshme të Kosovës. Një nga prioritetet e këtij plani është…

TRASHËGIMIA VLEN – Konferencë ndërkombëtare në Leuven, Belgjikë

TRASHËGIMIA VLEN – Konferencë ndërkombëtare mbi ndikimin ekonomik, shoqëror, mjedisor dhe kulturor të trashëgimisë (3-6 shkurt, 2015) Kështjella Arenberg – Leuven, Belgjikë. Kjo ngjarje do të sjellë së bashku politikëbërësit evropianë dhe studiues ndërkombëtarë të përfshirë në trashëgimi kulturore. Ky edicion i Qendrës Ndërkombëtare për Konservim Raymond Lemaire (KU Luven) për temën e javës vjetore…

Viti i ri 2015 me adresë të re të CHwB në Kosovë

Dyert tradicionale në zonën historike të Prizrenit Të nderuar miq dhe partnerë, Duke ju uruar një vit të ri të begatë dhe të suskesshëm, ju njoftojme që kemi kaluar në zyre me adresë të re tek: Rruga Idriz Gjilani, Hyrja 4 – nr.9, 10000 Prishtinë (Lagja Dardania, pas përmendores së Bill Klintonit, tek pllatoja). Numri…

Transformimi i mahnitshëm i shtëpisë së Zejnullah Beut

Shtëpia e banimit e Zejnullah Beut gjendet në fshatin Balincë të Komunës së Vushtrrisë. Kjo ndërtesë është monument i trashëgimisë arkitekturale nën mbrojtje të ligjit për trashëgimi kulturore. Ajo është e ndërtuar në fillim të shek. XX, si pjesë e shumë pronave që i kishte në pronësi ky tregtar i pasur. Besohet se fillimisht kjo…

PËRMBYLLET PROJEKTI RUAJTJA DHE MBROJTJA E KALASË SË VUSHTRRISË

Qyteti i Vushtrrisë ka tashmë të konservuar dhe rijetezuar lokalitetin arkeologjik Kalaja e Vushtrrisë. Pas përfundimit të punimeve në një ceremoni përuruese kanë marrë pjesë Drejtori i CHwB-së, Sali Shoshi, Ambasadorja e SHBA-së në Prishtinë, Tracey Jacobson, Kryetari i Vushtrrisë, Bajram Mulaku, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Veton Firzi.…

Dokumentim i vlerave unike të Valleve të Karadakut

Më 24 tetor 2014, në sallën e Teatrit të Qytetit të Gjilanit të mbushur plot, me mbi 300 pjesëmarrës ku dominonin të rinjtë, u promovuan Vallet e Karadakut. Gjatë këtij aktiviteti u shfaq premiera e filmit dokumentar mbi historinë, vlerën dhe tipologjitë e këtyre valleve e përcjellur edhe me performanca të trupave profesionale dhe atyre…

Punët emergjente në shtëpinë e familjes Rekathati në Prizren

Shtëpia e familjes Rekathati, gjendet në bërthamën e vjetër të qytetit të Prizrenit dhe është e ndërtuar në shekullin XIX. Është shembull i arkitekturës orientale-vendore nën ndikimin e arkitekturës austro-hungareze, gjë që vërehet sidomos në fasadën ballore. Përveç dekorimeve në eksterier, ndërtesa është mjaft e pasur me elemente etnografike edhe në enterier. Karakteristikë për ndërtesën…

Intervenim emergjent në shtëpinë e Xhafer Devës në Mitrovicë

Vazhdon implementimi i punëve në kuadër të Programit të Intervenimeve Emergjente në 50 ndërtesa të trashëgimisë kulturore në Kosovë. Një nga ndërtesat e trajtuara është edhe shtëpia e Xhafer Devës në Mitrovicë. Sipas Listës së Trashëgimisë Kulturore nën Mbrojtje të Përkohshme të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës, ‘Shtëpi banimi Xhafer…

Vazhdojnë punimet e intervenimeve emergjente në tri monumente

Këtyre ditëve janë duke vazhduar punimet intervenuese emergjente në Biblotekën Hivzi Sylejmani në Prishtinë dhe Mejtepin e Haxhi Ymerit në Gjakovë, përderisa punimet intervenuese në Urën e Terzive në fshatin Bishtazhin të Komunës së Gjakovës janë gati për të filluar. Ndërtesa e bibliotekës së qytetit “Hivzi Sylejamani” daton qysh nga viti 1930 dhe është ende…

Mbahet në Ferizaj manifestimi i ushqimit tradicional

Më 10 tetor 2014, të premten, nga ora 11:00, Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB) zyra në Kosovë, në kuadër të Projektit të Përbashkët të Bashkimit Evropian / Këshillit të Evropës “Përkrahja për Promovimin e Diversitetit Kulturor” (PDKK) ka organizuar pilot aktivitetin mbi trashëgiminë shpirtërore në Ferizaj. Pjesa e shijshme e pilot aktivitetit “SHIJO DHE VALLËZO…

Përzgjedhen objektet tradicionale për bujtina në Rahovec

Komuna e Rahovecit, e njohur në Kosovë e më gjerë për kultivimin e rrushit dhe prodhimin e verës e bashkë me bukuritë mbresëlënëse të natyrës e trashëgiminë e pasur kulturore, ka potencial të madh për zhvillimin e turizmit. Si një destinacion turistik në zhvillim, qyteti ka nevojë për shërbime të nevojshme që do të çojnë…

TOUR DE CULTURE 2014: një rrugëtim i gjatë përplot kënaqësi

Më 28 Shtator 2014, mëngjesin e së dielës, më shumë se 500 pjesëmarrës iu përgjigjën ftesës për promovim të trashëgimisë sonë të përbashkët natyrore dhe kulturore, transportin e jo-motorizuar dhe mbrojtjen e mjedisit. Edicioni i shtatë i Tour de Culture, aktivitetit unik në Kosovë që kombinon parimet e Ditëve të Trashëgimisë Evropiane dhe Javës së…