Jun 10 - 2014

Dy organizata të shoqërisë civile të Vushtrrisë mobilizojnë komunitetet e tyre për vetëdijësim mbi trashëgimi kulturore dhe natyrore

vushtrri visits featured and no 1 foto

Qyteti i Vushtrrisë ose Vicianumi siç është quajtur përpara sipas emrit të vjetër ilir, ndodhet në pjesën veriore të Kosovës. Ky qytet që ka shtresëzime të kohës antike, mesjetare dhe bashkëkohore dhe gjatë historisë së tij ka luajtur rol me rëndësi të madhe në pikëpamje ekonomike, kulturore dhe qytetëruese. Popullsia e tij ka kaluar nëpër kultura të ndryshme, si pasojë e sudimeve nga romakët, turqit, sllavët, etj. Gjatë periudhave të ndryshme kohore, ata lënë vulën kulturore të tyre, përveç tjerash dëshmon edhe prania e disa monumente që ndodhen në këtë qytet si: kalaja e qytetit, ura e gurit, hamami i vjetër, xhamitë, çeshmet, shtëpitë tradicionale dhe rrugët me kalldrëm.

Gjatë periudhës dhjetor 2013 – prill 2014, organizata e të rinjëve “Lëvizja Koha” dhe Qendra e Gruas “Ato” nga Komuna e Vushtrrisë bashkarisht kanë implementuar projektin “Ta njohim trashëgiminë tonë kulturore”.

Rezultati kryesor i punës së dy organizatave është ngritja e vetëdijes dhe krijimi i qasjes së të rinjëve, komunitetit të grave e vajzave, të moshuarve dhe personave me aftësi të kufizuara për trashëgiminë kulturore dhe natyrore.

vushtrri visits no 2 foto

OJQ “Lëvizja Koha” ka organizuar tre vizita edukative prej të cilave njëra është mbajtur në territor të Komunës së Vushtrrisë dhe dy të tjera në qytetin e Pejës dhe Prizrenit. Përfitues të vizitave kanë qenë 148 pjesëmarrës, pjesë e të cilave kanë qenë nxënësit dhe studentët më të dalluar të komunës, profesorët e tyre dhe përfaqësues të departamentit të arsimit nga Komuna e Vushtrrisë. Këto vizita nëpër lokalitete të trashëgimisë kulturore dhe natyrore janë udhëhequr nga ciceronët dhe profesorët përcjellës.

vushtrri visits no 3 foto

OJQ “Qendra e Gruas Ato” ka organizuar tre vizita edukative të udhëhequr nga ciceronët përcjellës dhe që në agjendë kanë pasur lokalitete të trashëgimisë kulturore dhe natyrore brenda dhe jashtë territorit të Komunës së Vushtrrisë. Përfitues të vizitave kanë qenë 115 pjesëmarrës. Në vizitën e parë janë  përfshirë komuniteti i grave dhe vajzave, në vizita e dytë komuniteti i personave të moshuar dhe në vizitën e tretë personat me nevoja të veçanta.

vushtrri visits no 4 foto

Organizatat implementuese të projektit, njëkohësisht janë pjese e Forumit Lokal të Trashëgimisë Kulturore të Vushtrrisë. Kryetari i komunës së Vushtrrisë z.Bajram Mulaku, gjatë një takimi me anëtarët e Forumit duke i përgëzuar implementuesit, potencoi se vizita të tilla nëpër lokacionet e trashëgimisë kulturore duhet të organizohen çdo vit dhe duhet të shikohet mundësia e përfshierjes së vizitave edhe në planprograme shkollore. Kjo do të ndikonte në ngritje të vetëdijes jo vetëm për trashëgiminë e Vushtrrisë por edhe atë të Kosovës. Gjatë takimit, menagjeret nga dy organizatave implementuese, z.Qëndrim Uka dhe znj.Fikrije Ferizi falëndëruan CHwB për besimin dhe përkrahjen organizative dhe financiare dhënë gjatë implementimit të projektit.

Projekti “Ta njohim trashëgiminë tonë kulturore” ka qenë një nga prioritetet e Planit Lokal të Trashëgimisë Kulturore të Vushtrrisë. Ky prioritet është identifikuar në kuadër të Programit të Planeve Lokale të Trashëgimisë Kulturore 2012-2015 të hartuar nga CHwB, Komuna e Vushtrrisë dhe institucione tjera të nivelit qendror. Për më shumë informata rreth këtij programi klikoni këtu.


Postimi i kaluar


Jun 10 - 2014

Mirret leja për restaurimin e verarisë së Kishës së Shën Stefanit në Hoçë të Madhe


Postimi i rradhës


Jun 19 - 2014

Përfundon restaurimi i hamamit të Vushtrrisë