Jun 23 - 2015

Komuna e Parteshit mbështetet me veshje tradicionale

Më 19 Qershor 2015 është nënshkruar marrëveshja trepalëshe mes Komunës së Parteshit, Trashëgimisë Kulturore pa Kufij (CHwB) zyra në Kosovë dhe OJQ “Iniciativa e të rinjve të Parteshit” rreth projektit “Mbështetja e shoqërive kulturoro-artistike lokale me fonde për blerje të veshjeve tradicionale në Partesh”.veshjet partesh 1

Në kuadër të këtij projekti janë prodhuar 20 veshje tradicionale të komunitetit serb nga artizanët lokalë, bazuar në teknikat lokale. Projekti i cili ka filluar në Dhjetor të vitit 2014 është zbatuar nga OJQ “Iniciativa e të rinjve të Parteshit” dhe është financuar nga fondet e shtetit suedez përmes Trashëgimisë Kulturore pa Kufij. Bazuar në këtë marrëveshje, veshjet e prodhuara tani e tutje do të jenë në pronësi të Komunës së Parteshit, përderisa ato do të jenë në shërbim publik të të gjitha subjekteve të interesuara.

20150329_160242_1   20150329_160609

Të gjitha subjektet kulturore të regjistruara dhe që veprojnë në komunën e Parteshit apo edhe grupe të organizuara të nxënësve të kësaj komune kanë të drejtë të përdorin veshjet tradicionale për aktivitetet e tyre. Për këtë çështje, organizatat apo drejtorët e shkollave përkatëse duhet të dorëzojë një kërkesë me shkrim dhe përshkrim të shkurtër të aktivitetit kulturor së paku 3 javë përpara tek Drejtoria e Kulturës së Komunës së Parteshit.

DSCN9511   DSCN9541

Ky projekt ka qenë një nga prioritetet e Planit Lokal të Trashëgimisë Kulturore të Parteshit. Ky plan është hartuar nga CHwB, Komuna e Parteshit dhe institucione tjera të nivelit qendror në kuadër të Programit të Planeve Lokale të Trashëgimisë Kulturore 2012-2015.


Postimi i kaluar


Jun 23 - 2015

Aktivitetet e para me palët e interesit në Kala të Prizrenit


Postimi i rradhës


Jun 25 - 2015

Aplikoni për kampin e interpretimit për Kala të Prizrenit!