Sep 19 - 2019

Njihuni me Ligjëruesit – HERITAGE LAB 2019 “RIGJENERIMI I URËS SË TABAKËVE NË GJAKOVË DUKE U BAZUAR NË ART”

Në këtë edicion të Heritage Lab, përgjatë 12 ditëve, studentët do të mund të marrin njohuri në fushën e trashëgimisë kulturore dhe artit të muraleve duke qenë pjesë e një projekti rixhenerimi të monumentit të mirënjohur – Ura e Tabakëve në Gjakovë, nëpërmjet ligjëratave, hulumtimit dhe punës praktike të udhëhequr nga ekspertë të ndryshëm.

NJIHUNI ME LIGJËRUESIT E KËSAJ PUNËTORIE

gjakova

TAULANT QERKINI

IMG_1641

Taulant Qerkini i njohur me nofkën “TAK”, ka lindur në Prishtinë më 1990 dhe është rritur në frymën urbane të pas luftës dhe është bërë sinonim për grafite dhe murale në Kosovë. TAK është influencuar dhe e ka zbuluar pasionin e tij për art si një tentim për të ndërprerë realitetin bardh e zi post-socialist me punë arti në hapësirat publike me plot ngjyra e jetë. Duke e kombinuar talentin e tij me dëshirën për të punuar në disiplina të ndryshme të artit dhe dizajnit, TAK sjellë një stil të veçantë në dizajn, e që përgjatë karierës së tij ka bërë punë të jashtëzakonshme në dizajn grafik e posaqërisht në ndërtimin e identitetit të brendit. Kreativiteti i tij ka inspiruar në krijimin e shumë bashkëpunimeve me brende të njohura, arkitekt dhe kreator nga Prishtina, Tirana, Londra, Amsterdami, Parisi dhe Berlini. Për më shumë se 15 vite TAK ka krijuar punë të veçanta të artit prej të cilave stili i tij tani më vetëm njihet. Përtej punëve tradicionale të tij, TAK është më shumë i interesuar në dizajnin e produkteve, zejtari, teknika të ndryshme të printimit, kaligrafi dhe vetë krijimin e llojeve të shkronjave.

Përveq praktikës së tij artistike, TAK është edhe Asistent-Profesor i Dizajnit Grafik në Universitetin e Prishtinës ku ligjëron Kaligrafi dhe Tipografi. TAK është optimist, e don natyrën, beson në laps e letër dhe është fanatik i sporteve me adrenalinë.

ERËMIRË KRASNIQI

70194959_1406003632883283_8244610618582106112_n

Erëmirë Krasniqi (1985) u diplomua në Bard College Berlin në Filozofi Estetike dhe Letërsi dhe fitoi një diplomë Master në Letërsi Krahasuese nga Kolegji Dartmouth. Në Dartmouth, ajo punoi si Asistente për disa kurse dhe Asistente për hulumtin për Projektin Ekologjia në Media, një burim dixhital i cili merrej me forma të reja të prodhimit studiues, duke mbështetur dhe mbrojtur punën thelbësore të arkivave të mediave. Në vitin 2017, ajo përfundoi programin Ekspozimi i Historisë Bashkëkohore – Përfaqësim i Shekullit 20, një studim një vjeçarë në muzeologji dhe praktikat kuratoriale në Universitetin Friedrich Schiller. Krasniqi është Drejtoreshë Ekzekutive e Iniciativës së Historisë Gojore, një organizatë joqeveritare e angazhuar në prodhimin e një arkivi dixhital shumëgjuhësh në internet.

SALI SHOSHI

sali shoshi

Sali Shoshi ëshë arkitekt dhe aktivist mjedisor nga Kosova. Ai ishte angazhuar në konservimin e trashëgimisë kulturore të Kosovës për 17 vite si anëtar i Fondacionit Kosovar Cultural Heritage Without Borders – CHwB Kosova. Shoshi eshtë i angazhuar në iniciativa dhe projekte të shumta për mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore në kontekste të pas-konfliktit dhe tranzicionit.

Kjo punëtori është pjesë e projektit “Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë Kulturore” i zbatuar nga Programi për Zhvilim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Kosovë dhe implementuar nga Instrumenti i Bashkimit Evropian që kontribuon për Paqe dhe Stabilitet (IcSP).


Postimi i kaluar


Sep 19 - 2019

THIRRJE PËR APLIKIM: HERITAGE LAB 2019 – RIGJENERIMI I URËS SË TABAKËVE NË GJAKOVË DUKE U BAZUAR NË ART


Postimi i rradhës


Aug 03 - 2020

THIRRJE PËR PROJEKTE - HERITAGE SPACE V