Jun 05 - 2019
Përgjatë ligjeratave që do mbahen nga profesorë dhe ekspertë të njohur kombëtarë dhe ndërkombëtarë, si dhe punës praktike të koordinuar nga zanatcinj me përvojë, studentët do bëhen pjesë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore duke zbatuar metodat dhe teknikat e mësuara përgjatë punëtorisë.
Njihuni me Mentorët e Punëtorisë
Valya Stergioti
Valya Stergioti ka lindur në Athinë në vitin 1972. Pas përfundimit të studimeve saja në Universitetin Ekonomik të Athinës (BA në Ekonomi), ajo ka punuar rreth 3 viteve për WWF Greqi, në projektin e Parkut Kombëtar të Dadia-s. Ajo ka mbaruar studimet Master në Vendimmarrje Mjedisore në Universitetin e Hapur, duke u fokusuar në interpretimin e trashëgimisë.
Ajo ka punuar në edukimin joformal për fëmijë për më shumë se 20 vite dhe ka organizuar dhe zbatuar projekte arsimore në një gamë të gjerë të fushave të ndryshme, për institucione të ndryshme. Për më tepër, ajo ka botuar një libër për fëmijë dhe ka shkruar disa artikuj për mësuesit dhe për fëmijët lidhur me arsimin dhe mjedisin.
Në dhjetor të vitit 2013 ajo u certifikua si Planifikuese Interpretuese (Interpretive Planner) nga Shoqata Kombëtare për Interpretim, ndërsa në Tetor të vitit 2017 ajo u bë Shkrimtare Interpretuese e Certifikuar nga Interpret Europe. Ajo ka vlerësuar efikasitetin e Qendrave të Vizitorëve në dy Parqe Kombëtare të ndryshme në Greqi (2004) dhe ka bë një hulumtim tjetër për të vlerësuar dhe propozuar mënyra për të përmirësuar përvojën e vizitorëve në Parkun Kombëtar të Evros Delta, për WWF-në Greqi (2008).
Ajo ka zgjeruar këtë profesion që nga viti 1999 për të përfshirë trajnimin e të rriturve në interpretimin e trashëgimisë, me bashkëpunime afatgjata (Interpret Europe – Shoqata Evropiane për Interpretim të Trashëgimisë, Organizata e Menaxhimit të Trashëgimisë, Instituti Mesdhetar për Natyrën dhe Njerëzit – MedINA, Institucioni Mayopolski i Kulturës, Qendra Mesdhetare për Mjedisin, Shkolla e Mesme Alexandroupolis për të Rriturit, Shoqata e Ciceronëve Grekë), punëtori dhe pjesëmarrje aktive në konferenca në Greqi dhe jashtë saj.
Në 5 vitet e fundit, si Trajner e Certifikuar Interpretuese e Interpret Europe, ajo është përqendruar në trajnimin interpretues të trashëgimisë në Greqi dhe vendet e tjera në Evropë (Republikën Çeke, Austri, Poloni, Shqipëri, Kroaci). Pjesëmarrësit në këto trajnime janë profesionistë që merren me interpretimin e trashëgimisë natyrore dhe kulturore përmes edukimit formal apo joformal. Për më tepër, si Koordinatore e Trajnimit e kësaj organizate të njëjtë, ajo është përgjegjëse për një ekip prej 22 trajnerëve të certifikuar nga e gjithë Evropa, me qëllim të zhvillimit, organizimit dhe promovimit të programit të trajnimit interpretues të IE në të gjithë kontinentin tonë. Ky program përbëhet nga kurse mbi Planifikimin Interpretues, Shkrimin, Udhëzimin (cicëron), Mikpritjen/Pritjen, Trajnimin dhe Interpretimin e Drejtpërdrejtë (Live).
Në vitin 2012 ajo themeloi Alli Meria (që do të thotë Anën Tjetër), një ekip profesionistësh grekë që synojnë të promovojnë interpretimit të trashëgimisë në Greqi dhe Ballkan.
Maja Gërguriç mbaroi studimet e saj në arkeologji në Departamentin e Arkeologjisë, Fakulteti i Shkencave Humane dhe Shkencave Sociale, Universiteti i Zagrebit. Gjatë studimeve të saj ajo ishte veçanërisht e interesuar në arkeologjinë zoologjike kështu që ajo vijoi një kurs të antropologjisë së kafshëve shtëpiake në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare të Universitetit të Zagrebit. Më tej, ajo specializoi në Institutin për Paleontologji dhe Gjeologji Kuaternare të Akademisë Kroate të Shkencave dhe Arteve në Zagreb. Gjithashtu, gjatë studimeve të saj, ajo ka punuar në shumë vende të gërmimeve arkeologjike, në Kroaci dhe jashtë saj. Projektet ndërkombëtare të gërmimit përfshijnë hulumtime arkeologjike në vend gërmimin në Caune de l ‘Arago në Francë (Centre Europeen de Recherches Prehistoriques, Tautavel) dhe fushën arkeologjike dhe laboratorike në vend gërmimin Cueva del Miron në Spanjë (Universidad de Cantabria dhe Universiteti i New Meksikos, Ramales de la Victoria).
Ajo ka punuar si arkeologe e pavarur deri në vitin 2012 kur edhe filloi punën në Vektra Sh.p.k., një kompani private e specializuar në gjeodezi, gjeoinformatikë dhe menaxhimin e të dhënave hapësinore. Ajo aty është specializuar në teknika të ndryshme të ekspertizave / ekzaminimeve, siç është skanimi me laser 3D dhe fotogrametria, që përdoren në regjistrimin e ndërtesave të trashëgimisë kulturore, monumenteve dhe vendeve, si dhe metodave të përpunimit të të dhënave. Prej vitit 2015 ajo përsëri filloi të punoj si arkeologe e pavarur, e specializuar në dokumentimin e vendeve arkeologjike, deri në vitin 2016, kur ajo u punësua në Departamentin e Arkeologjisë të Universitetit të Zadarit si dokumentuese arkeologjike, ku edhe është e punësuar sot. Në vitin 2017 ajo mori pjesë në Shkollën Verore të Trashëgimisë CIPA në Phafos, Qipro, ku edhe u pajis me certifikatë për fotogrametri, skanim me laser 3D dhe për menaxhim të të dhënave. Vitin e ardhshëm ajo ndihmoi për të organizuar dhe koordinuar të njëjtën shkollë verore në Zadar, Kroaci.
Sot ajo shpenzon pothuajse 6 muaj në vit në projekte të ndryshme të gërmimeve arkeologjike që merren me marrjen dhe përpunimin e të dhënave.
ANTE UGLESHIÇ, është Profesor Dr. h.c. dhe ligjëron disa lëndë për arkeologjinë mesjetare në Universitetin e Zadarit. Ai ka studiuar Arkeologjinë dhe Historinë në Fakultetin e Filozofisë në Zadar dhe ka përfunduar studimet pasuniversitare “Historia Kulturore e Bregdetit Lindor të Adriatikut” në Qendrën e Interuniversitare të Zagrebit për Studime Pasuniversitare në Dubrovnik, ku ai u diplomua në studimet Master. Gjatë vitit 1995 ai vijoi një periudhë studimi në Departamentin e Romës të Institutit Gjerman të Arkeologjisë. Në vitin 1997, ai mbrojti disertacionin e doktoratës me titull “Prania e Gotëve të Lindjes në Evropën Juglindore në Kontekstin e Burimeve Arkeologjike dhe Historike”.
Që nga viti 2002 ai gjithashtu ka ligjëruar në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Mostarit. Në kuadër të programit CEEPUS, ai ka vepruar si ligjërues vizitor në Fakultetin e Filozofisë në Lubjanë dhe ka qenë gjithashtu i angazhuar në studimet e doktoratës në Fakultetin e Shkencave Humane të Universitetit të Primorskës. Ai është një profesor vizitor në Studimet e Doktoratës të Biomjekësisë dhe Shëndetësisë në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit Josip Juraj Strossmayer në Osijek, si dhe në Studimet e Doktoratës Pasuniversitare të Kulturës Kroate në Fakultetin e Filozofisë në Zagreb. Si mentor, ai merr pjesë në punën e Studimeve të Doktoratës Pasuniversitare të Arkeologjisë në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Zagrebit. Ai gjithashtu ka ligjëruar në Shkollën e Lartë të Teologjisë në Zadar. Ai është i angazhuar në studimet universitare të mjekësisë ligjore në Departamentin e Universitetit për Shkencat e Mjekësisë Ligjore të Universitetit të Splitit. Ai është njëri nga themeluesit e Shkollës Doktorale Ndërkombëtare DAAAM.
Ai ka qenë Pro Dekan i Fakultetit Filozofik në Zadar për tre mandate. Ai ka marrë pjesë aktivisht në ri-themelimin e Universitetit të Zadarit dhe nga shkurti i vitit 2003 deri në shtator të vitit 2007 ka vepruar si Pro Rektor i Universitetit. Që nga tetori i vitit 2007 deri në shtator të vitit 2015 ka vepruar si Rektor i Universitetit të Zadarit. Aktualisht, ai është Shef i Departamentit të Arkeologjisë të Universitetit të Zadarit. Gjithashtu, ai është Shef i Departamentit të Arkeologjisë të Fakultetit të Shkencave Humane të Universitetit të Mostarit (BiH).
Në vitin 2017, ai u zgjodh Nënkryetar Ekzekutiv i DAAAM International Vienna.
Ai u nderua me disa çmime ndërkombëtare dhe kroate, më i rëndësishmi prej të cilëve është Dekorata e Nderit për Shërbime në Republikën e Austrisë (Medalja e Madhe e Artë). Ai gjithashtu u dekorua me Statut / Kartë dhe Medalje për zgjerimin dhe zhvillimin e Universitetit të Mostarit, çmimin vjetor të Qarkut të Zadarit për punë shkencore, “Stjepan Buliç” Statuti / Karta për punë shkencore për vërtetimin e fakteve historike në fushën e kultivimit të ullirit etj.
Zana Rama
Zana Rama është një arkeologe në Institutin Arkeologjik të Kosovës. Ajo u diplomua në Universitetin Aristotel në Selanik, në drejtimin Arkeologji dhe Histori e Artit. Pas marrjes së gradës master në Arkeologji në vitin 2013 nga Universiteti Kombëtar i Galway në Irlandë, ajo ka shërbyer si Zyrtare për Menaxhimin e Integruar të Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës në Kosovë për 3 vjet. Aktualisht, ajo është arkeologia kryesore në zonën arkeologjike të Marecit. Për më shumë se 10 vite ajo ka qenë një kontribuese kyçe në avancimin e trashëgimisë kulturore. Ajo gjithashtu ka shërbyer si këshilltare për trashëgiminë kulturore për organizatat vendore dhe ndërkombëtare.