Jun 22 - 2013

Përfunduan me sukses konsultimet publike në 7 komuna

pltk_prezentime.jpgpltk_prezentime.jpg

Me datën 11 qershor përfundoi periudha e konsultimeve publike ne 7 komunat partnere të programit të Planeve Lokale të Trashëgimisë Kulturore 2013-2015.

Hapja e konsultimeve publike filloi me nje prezantim rreth procesit të programit të Planeve Lokale të Trashëgimisë Kulturore, me qëllim që publiku të informohet për detaje të procesit. Më pas janë prezentuar të gjitha projektet e identifikuara gjatë punës së Forumit Lokal të Trashëgimisë Kulturore të komunës përkatëse. Shumica e të pranishmëve treguan interes të madh gjatë prezantimit publik, duke shtruar pyetje të shumta, sugjerime dhe zhvilluar debate të frytshme.
Të gjitha idetë dhe sugjerimet e pranuara nga publiku gjatë kësaj periudhe do të diskutohen në takimet e radhës të 7 Forumeve Lokale të Trashëgimisë Kulturore të secilës komunë partnere të programit, ku edhe do të plotësohen listat e prioriteteve ekzistuese me projekte të reja.

Dragash/Dragaš

dragash.jpg

Rahovec/Orahovac

Rahovec.jpg

Vushtrri/Vučitrn

Vushtrri.jpg

Gjakova/Đakovica

gjakova.jpg


Postimi i kaluar


Jun 22 - 2013

Trashëgimia kulturore është edhe e jotja! Jepe idenë tënde!


Postimi i rradhës


Sep 18 - 2013

Tour de Culture 2013 po të pret!