Oct 08 - 2014
Gjatë muajit tetor të vitit 2014, Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB) do të organizojë dy pilot aktivitete mbi trashëgiminë shpirtërore në Ferizaj dhe Gjilan në kuadër të Projektit të Përbashkët të BE/KE “Përkrahja për Promovimin e Diversitetit Kulturor” (PDKK). Këto aktivitete janë hartuar dhe zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me grupet regjionale punuese (GRP) të përfshirë në projekt dhe ekipi i PDKK në Prishtinë.
Në vijim gjeni informatat më detaje rreth agjendës dhe pjesëmarrjes në aktivitetet e mëposhtme:
1. USHQIMI TRADICIONAL
Ferizaj – 10 Tetor 2014, e premte, ora 11:00 në Mullirin e Nikës
Agjenda:
– Prezantimi i përgatitjes së ushqimit tradicional nga komuniteti
– Mundësi pjesëmarrjeje nga publiku në proces
– Shijimi i ushqimeve tradicionale dhe blerja e tyre
– Prezentimi i punimeve artizanale lokale
– Performancë e valles së Kaçakëve
– Përgaditja e dokumentarit të shkurtë nga aktiviteti i cili do të prodhohet dhe shpërndahet më vonë tek publiku i gjërë
2. VALLET E KARADAKUT
Gjilan – 24 Tetor 2014, e premte, ora 14:00 në Teatrin e Qytetit
Agjenda:
– Prezantimi i programit edukativ për nxënës rreth traditës së Valleve të Karadakut
– Performanca e valleve të Karadakut nga trupa profesionale dhe e fëmijëve të trajnuar
– Premiera e dokumentarit të shkurtë mbi historinë, vlerën dhe tipologjinë e Valleve të Karadakut
– Shpërndarja e DVD-ve me dokumentarë të prodhuar për mysafirë prezent dhe më vonë tek publiku i gjerë
– Koktej rasti
Aktivitetet janë të hapura për publik. Për pjesëmarrës nga Prishtina, do të ketë transport me autobus. Për rezervim të vendit tuaj, ju lutemi shkruani në e-mail: moc.liamg@ecnaddnaetsat.