May 15 - 2019

THIRRJE PËR APLIKIM – HERITAGE LAB 2019 “ZBULIMI DHE PREZANTIMI ARKEOLOGJIK I KATEDRALËS “ZONJA E BEKUAR”

Ftojmë të gjithë studentët e interesuar në fushat e arkeologjisë, arkitekturës, trashëgimisë kulturore, historisë, antropologjisë dhe fushave të tjera respektive të aplikojnë për punëtorinë “Heritage Lab”

shqip

HERITAGE LAB është projekt edukativ i organizuar nga CHwB Kosovo i cili ka për qëllim krijimin e mundësive të reja për studentë të fushave të ndryshme që të mësojnë për metodat e dokumentimit, ruajtjës, rijetësimit dhe intepretimit të trashëgimisë kulturore përmës punës praktike dhe ligjeratave plotësuese. HERITAGE LAB paraqet një aktivitet të zhvilluar “in situ”, që do të thotë që problematikat e një lokaliteti të trashëgimisë kulturore mbikqyren drejtpërdrejtë në kohë reale, duke dhënë aty për aty zgjidhje për trajtimin, intepretimin dhe menagjimin e tij.

Gjatë 12 ditëve, studentët do të kenë mundësinë të mësojnë për metodat e ndryshme të gërmimeve arkeologjike, mjetet bashkëkohore për dokumentimin e gjetjeve, konzervimin e strukturave arkeologjike dhe intepretimin e lokalitetit për publikun. Përgjatë ligjeratave që do mbahen nga profesorë dhe ekspertë të njohur kombëtarë dhe ndërkombëtarë, si dhe punës praktike të koordinuar nga zanatcinj me përvojë, ata do bëhen pjesë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore duke zbatuar metodat dhe teknikat e mësuara përgjatë punëtorisë.

Kjo është punëtoria e tretë, nga gjithsej pesë sosh, që është pjesë e projektit “Dialogu ndërmjet komuniteteve nëpërmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë kulturore”, zbatuar nga UNDP dhe financuar nga Instrumenti i Bashkimit Evropian për Paqe dhe Stabilitet (IcSP)

PËRSHKRIM I SHKURTËR I LOKALITETIT

20190513_105702

Në qendër të qytetit të Prizrenit, qëndron madhështore Katedralja “Zonja e Bekuar”, që është njëri ndër objektet më të vjetra fetare në Kosovë. Brendësia e Kishës mban vlerat më të mëdha të objektit, vlera historike, arkitektonike si dhe shpirtërore. Vend qëndror zë piktura e Zonjës Ndihmëtare të cilës fatkeqësisht nuk i dihet autori, por mendohet të jetë sjellë dhuratë nga Roma.

Thesar tjetër në këtë kishë janë edhe dy piktura të dy personaliteteve nga e kaluara e Ballkanit, piktura e Gjergj Kastriotit-Skëndërbeut, prijësit të Principatës Shqipatare dhe të Janosh Huniadit -Guvernatorit dhe kryekomandantit të Hungarisë, vepra këto të piktorit austriak Sincowiss.

Në hapësirat përreth katedrales ka gjurmë dhe mbetje arkeologjike/arkitektonike.

Sipas disa të dhënave, mendohet se katedralja u ndërtua mbi rrënojat e një kishe më të vogël, nga nevoja për një kishë më të madhe, por sipas disa supozimeve të tjera, katedralja u ndërtua mbi një shesh ekzekutimi për të dënuarit me vdekje. Pranë kësaj katedraleje, ngrihen ojektet më të rëndësishme të qytetit të bukur të Prizrenit si Shkolla e Parë Shiqipe për Vajza, Kisha e Shën Gjorgjit dhe Xhamia e Myderriz Ali Efendisë.

Thirrje për vullnetarë

Keni qenë pjesëmarrës në të kaluarën? Mund të merrni pjesë përsëri në punëtoritë tjera të Heritage Lab.

Duke pasur parasysh llojllojshmërinë e temave që jemi duke ofruar, ne dëshirojmë t’iu ofrojmë mundësinë pjesëmarrësve të mëhershem që të ndjekin punëtoritë me tema të tjera (Për shembull, nëse keni marrë pjesë në punëtorinë mbi konzervimin, mund të aplikoni të merrni pjesë në punëtorinë mbi interpretimin e lokaliteteve arkeologjike).

Shënim për pjesëmarrësit nga Punëtoria e kaluar: Si do të dëshironit te përjetoni përsëri Punëtorinë nga perspektiva e një organizatori?

Cilat janë detyrat e një Vullnetari të Punëtorisë?

Vullnetarët do të marrin udhëzime mbi përgjegjësitë e tyre përgjatë punëtorisë, Atyre mund t’iu kërkohet që të ndihmojnë në fushat e mëposhtme:

  • Punët organizative (përgjegjës për regjistrimin, dhomat e ligjeratave, mjetet)
  • Përgjegjës për hapësirat e punës (për të ndihmuar zanatcinjtë, dokumentimin e aktiviteteve në terren, zbatimin e masave të sigurisë, të sigurohen se të gjithë janë duke punuar për arritjen e rezultateve të pritura)
  • Komunikim (të qenurit ura lidhëse ndërmjet organizatorëve dhe pjesëmarrësve, përkthyesëve, të ndërmjetësojnë diskutimet, të komunikojnë me komunitetin vendor dhe mediat)

Si të aplikoni?

Nesë aplikoni për herë të parë, shkarkoni këtë FORMULAR PËR APLIKIM.

Nëse aplikoni si vullnetar, shkarkoni  FORMULARIN PËR APLIKIM të rradhës.

Aplikantët duhet të kenë aftësi të mira komunikimi të gjuhës angleze, pasi kjo do të jetë gjuha zyrtare e punëtorisë.

Luteni të plotësoni formularin dhe ta dorëzoni atë jo më larg se data 3 QERSHOR 2019, në adresën elektronike: gro.bwhc@ovosok. Gjatë dërgimit të aplikacionit nëpërmjet adresës elektronikë, ju lutem shkruani në hapësirën e rezervuar për titull (subject) : “Application for Heritage Lab 2019 Emrin e Kampit (Emrin dhe Mbiemrin).

Për cdo informatë shtesë sa i përket punëtorisë, lutnI të na kontaktoni në numrat +383 49 54 54 55, +381 (0)38 754 866, email: gro.bwhc@ovosok

Shpenzimet

CHwB Kosovo do mbulojë të gjitha shpenzimet brenda vendit për pjesëmarrësit dhe vullnetarët, duke përfshirë akomodimin, shujtat ushqimore, shetitjet, materialet për punëtorinë dhe udhëtimet brenda vendit.


Postimi i kaluar


May 15 - 2019

FUSHAT KREATIVE PËR APLIKIM- HERITAGE SPACE IV


Postimi i rradhës


May 23 - 2019

Njihuni me mentorët e edicionit të katërt të Heritage Space