Sep 18 - 2018
I ftojmë të gjithë të interesuarit që të aplikojnë në punëtorinë “Heritage Lab”!
Punëtoria “Heritage Lab” ka për qëllim të mbledh studentë të fushës së arkitekturës, trashëgimisë kulturore, sociologjisë, antropologjisë dhe etnologjisë që kanë pasion trashëgiminë kulturore të vendit dhe njëkohësisht kanë vullnet të mësojnë se si duhet ruajtur dhe interpretuar ajo.“Heritage lab” do të ofrojë mundësi për studentët që të dëgjojnë ligjerata nga ekspertë të huaj dhe vendor nga fushat:
1. Konservimit – revitalizimit të ndërtesave historike;
2. Storytelling dhe shenjëzim.
Përveç ligjeratave, studentët do bëjnë punë praktike përmes së cilës do t’i mësojnë metodat e konservimit të ndërtesave historike, revitalizimit të tyre për nevojat e sotme dhe interpretimit të trashëgimisë kulturore.Puna praktike do të realizohet në Mullirin e Frrok Dokiqit i cili si përfundim do të konservohet- revitalizohet, dhe fshatin Letnicë i cili përmes Storytelling dhe shenjëzimit do të interpetohet për publikun.“Heritage Lab” do të mbahet prej datës 10-22 Tetor, në fshatin Letnicë në Kosovë.
SI TË APLIKONI?
Shkarkoni Formën e aplikimit!
Ju lutem kompletoni këtë formë përmes kompjuterit apo me dorë më ngjyrë të zezë. Forma mund të dorëzohet deri më datën 30 shtator 2018, përmes emailit në: [email protected], apo në formë të printuar në: CHwB Kosova, Rr. Idriz Gjilani, Hyrja 4 – Nr. 40, 10000 Prishtina, Kosovo. Titulli i aplikimit përmes emailit duhet të jetë: “Aplikimi për punëtorinë Heritage Lab (Emri dhe mbiemri juaj)”.
Për çfarëdo informate lidhur më punëtorinë, kontaktoni në email adresën [email protected], ose në numrin e telefonit +38349545455 / +38344268952.