Sep 02 - 2022

THIRRJE PËR APLIKIM: Restaurimi i Xhamisë së Osman Efendisë në qytetin e artë dhe argjendë të Novobërdës

Ftojmë të gjithë studentët e interesuar nga fusha e arkitekturës, trashëgimisë kulturore dhe fushave të ngashme që të aplikojnë për Punëtorinë “Heritage Lab”.  

 DATAT: 19-30 SHTATOR 2022

HERITAGE LAB është projekt edukativ që organizohet nga CHwB Kosova, i cili ka për qëllim krijimin e mundësive të reja për studentët e arkitekturës, trashëgimisë kulturore dhe fushave të ngjashme për t’i mësuar metodat e dokumentimit, ruajtjes, rijetësimit dhe interpretimit të trashëgimisë kulturore përmes pjesëmarrjes aktive në punën praktike dhe ligjëratat plotësuese. HERITAGE LAB është një aktivitet që zhvillohet “in situ”, që nënkupton se problemet në lokalitetin e trashëgimisë kulturore mbikëqyren në mënyrë të drejtpërdrejtë, teksa zgjidhjet për trajtimin, interpretimin dhe menaxhimin e tyre ofrohen menjëherë.

CHwB Kosova, në bashkëpunim me UNDP-në, nga data 19 deri më 30 shtator 2022, do të organizojë Kampin e Restaurimit në Xhaminë e Osman Efendisë në Novobërdë, përmes së cilës 20 studentë do të mund t’i ngritin njohuritë e tyre rreth materialeve tradicionale dhe teknikave për ruajtjen e strukturave historike. Nëpërmjet ligjëratave që do të zhvillohen nga profesorë dhe ekspertë të njohur ndërkombëtarë dhe vendorë, si dhe punës praktike të bashkërenduar nga restauratorët me përvojë, ata/ato do të jenë pjesë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore duke zbatuar metodat dhe teknikat e mësuara përgjatë gjithë punëtorisë.

Kjo punëtori është pjesë e projektit “Trashëgimia kulturore si nxitëse e dialogut ndërmjet komuniteteve dhe kohezionit social”, e cila zbatohet nga UNDP dhe financohet nga Instrumenti i Bashkimit Evropian që kontribuon në Stabilitet dhe Paqe (IcSP).

 

 PËRSHKRIMI I SHKURTËR I LOKALITETIT

 NOVOBËRDË

 Në vargmalet e Kopaonikut, rrëzë kodrës në të cilën është ndërtuar një fortesë në lartësi mbidetare prej 1100 metrave, gjendet qyteti që dikur moti kronisti osman, Turshun-begu, e kishte quajtur “nëna e të gjitha qyteteve”. Historianët, kronistët, udhëpërshkruesit dhe tregtarët të cilët bredhnin qendrave më të rëndësishme të qytetërimit evropian, gjatë periudhës së vonshme mesjetare iu referuan si njëri ndër qytetet më të zhvilluara në Ballkan, i ngritur në një kodër përplot argjend dhe i rrethuar me mure mbrojtëse. Për shkak të lokalitetit të tij rrëzë Maleve të Kopaonikut, emri i këtij qyteti është dokumentuar në gjuhë të ndryshme si “kodra e re/ mali i ri” ose Nuovo Monte në gjuhën latine, Novobrdo në gjuhët sllave, Neuyeberghe në gjuhën gjermane mesjetare, Yenidag në gjuhën turke, etj. Sot, qyteti njihet edhe me emrin Artanë, që në gjuhën shqipe do të thotë “Vendi i Artë”.

Xhamia e Osman Efendisë

Xhamia në Novobërdë ndodhet në qendrën historike të Novobërdës. Përderisa nuk ekzistojnë të dhëna të sakta, supozohet se kjo xhami ishte ndërtuar në vitin 1795 nga Osman Efendiu, sipas të cilit ishte emëruar, ndërsa minarja i përket fazës së hershme me muret të cilët edhe sot janë të dukshëm. Xhamia ka një çati të thjeshtë në formë të ngritur dhe një verandë të ndërtuar me kolona të drurit. Hapësira kryesore është e bazuar në planimetrinë katërkëndëshe të dyshemesë pa muret e brendshme ndarëse. Struktura është ndërtuar nga gurët e skalitur të mbushur me llaç gëlqeror, ndërsa fasada jugore është suvatuar, mbase gjatë restaurimit të viteve 70-ta. Minarja ndodhet në pjesën veriperëndimore të xhamisë, një ndërtim me gurë të skalitur vullkanik, e cila në disa vende karakterizohet me gurë të kuq vullkanikë.

SI TË APLIKONI?

Ju lutemi ta dërgoni CV-në dhe letrën motivuese, jo më largë se 9 shtator, 2022 në emailin: [email protected]. Me rastin e dërgimit të aplikacionit përmes emailit, ju lutemi që tek subjekti të shkruani: “Aplikimi për Heritage Space 2022 : Restaurimi i Xhamisë së Osman Efendisë në Novobërdë (emri dhe mbiemri)”.

 Nga kandidatët kërkohet që të posedojnë shkathtësi të mira të komunikimit në gjuhën angleze, meqë kjo do të jetë gjuha zyrtare e punëtorisë.

Për çdo informacion shtesë që ju nevojiten në lidhje me punëtorinë, ju lutemi të na kontaktoni në numrin e telefonit:  +383 (0)38 754 866 ose në e-mailin: [email protected]

 SHPENZIMET

Projekti do t’i mbulojë të gjitha shpenzimet brenda vendit për pjesëmarrësit nga Kosova, duke përfshirë akomodimin, ushqimin, ekskursionet, materialet e punëtorisë dhe udhëtimin brenda vendit.

 

SHËNIM: Të gjithë pjesëmarrësit do të certifikohen pas përfundimit të punëtorisë.

_____________________________________________________________________________________

POZIV ZA DOSTAVU PRIJAVA: Restauracija dragulja u gradu zlata i srebra: džamija Osman efendije u Novom Brdu.

Pozivamo sve zainteresovane studente iz oblasti arhitekture, kulturnog nasleđa i drugih srodnih oblasti da se prijave za Radionicu „Heritage Lab“.

 DATUMI: 19-30 SEPTEMBAR 2022

HERITAGE LAB je projekat edukativne prirode kojeg organizuje CHwB Kosovo sa ciljem da se kreiraju nove mogućnosti za studente arhitekture, kulturnog nasleđa i drugih srodnih oblasti da uče o metodama dokumentovanja, očuvanja, oživljavanja i interpretacije kulturnog nasleđa kroz „praktičan“ rad i komplementarne predavanja. HERITAGE LAB predstavlja aktivnost razvijenu „in situ“, tako da se problemi na lokaciji kulturnog nasleđa direktno ispituju i istovremeno daju rešenja za njegovo tretiranje, tumačenje i upravljanje.

U partnerstvu sa UNDP-om, od 19. do 30. septembra 2022, CHwB Kosovo organizuje Restauratorski kamp na džamiji Osman efendije u Novom Brdu, gde će 20 studenata moći da izgradi svoje znanje o tradicionalnim materijalima i tehnikama za očuvanje istorijske strukture. Kroz predavanja renomiranih međunarodnih i domaćih profesora i stručnjaka, kao i praktičan rad kojim koordiniraju iskusni zanatlije, oni će biti deo očuvanja kulturnog nasleđa primenom metoda i tehnika naučenih tokom radionice.

Ova radionica je deo projekta „Kulturno nasleđe kao pokretač dijaloga među zajednicama i društvene kohezije“ kojeg realizuje UNDP, a finansira Instrument Evropske unije koji doprinosi stabilnosti i miru (IcSP).

KRATAK OPIS LOKACIJE

 NOVO BRDO

 Na obroncima planine Kopaonik, na ivici brda sa tvrđavom podignutom na 1100 metara visine, nalazi se grad koji je nekada davno osmanski hroničar Turšun-beg nazvao „majkom svih gradova“. Istoričari, hroničari, putopisci i trgovci koji su lutali najznačajnijim centrima evropske civilizacije, u kasnom srednjem veku pominju jedan od najrazvijenijih gradova na Balkanu, podignut na brdu punom srebra i opasan odbrambenim bedemima. Zbog svoje lokacije na ivici planine Kopaonik, ime ovog grada na različitim jezicima je dokumentovano ka“ “novo brdo/ nova planina“ ili Nuovo Monte na latinskom, Novo Brdo na slovenskom, Neuyeberghe na srednjovekovnom nemačkom, Yenidag na turskom, itd. Danas, grad je takođe poznat i kao Artana, što na albanskom jeziku znači „Zlatno mesto“.

 Džamija Osman efendije  

 Džamija u Novom Brdu nalazi se u istorijskom jezgru Novog Brda. Iako preciznih podataka nema, pretpostavlja se da je ovu džamiju 1795. godine sagradio Osman efendija, po kome je i dobila ime, dok minaret pripada ranijoj fazi sa zidovima koji su i danas vidljivi. Džamija ima jednostavan uzdignuti krov i trem sa drvenim stubovima. Glavna prostorija je zasnovana na četvorougaonom planu bez unutrašnjih pregradnih zidova. Konstrukcija je izgrađena od klesanog kamena vezanog krečnim malterom, dok je južna fasada malterisana, verovatno tokom restauracije 1970-ih. Minaret se nalazi u severozapadnom delu džamije, a u pitanju je vulkansko isklesana kamena konstrukcija, na više mesta obeležena vulkanskim crvenim kamenjem.

KAKO SE TREBA PRIJAVITI?

Molimo vas pošaljite svoj CV i motivaciono pismo najkasnije do 9. septembra 2022. godine na emajl adresu: [email protected]. Prilikom podnošenja prijave putem emajla, napišite u naslovu „Prijava za Heritage Lab 2022: Obnova džamije Osman efendije u Novom Brdu“ (Ime Prezime)”.

Od kandidata se traži da imaju dobre veštine komunikacije na engleskom, pošto će to biti službeni jezik radionice.

Za sve dodatne informacije koje su vam potrebne u vezi sa radionicom, molimo vas da nas kontaktirate telefonom: +383 (0)38 754 866, ili na emajl adresu: [email protected]. 

TROŠKOVI

Projekat će pokriti sve troškove unutar zemlje za učesnike sa Kosova, uključujući smeštaj, obroke, ekskurzije, materijale za radionice i putovanja unutar zemlje.

NAPOMENA: Svi učesnici će biti sertifikovani nakon završetka radionice.

 

 


Postimi i kaluar


Sep 02 - 2022

THIRRJE PËR APLIKIM: UPCYCLE CAMP


Postimi i rradhës


Sep 09 - 2022

NJIHUNI ME LIGJËRUESIT: Restaurimi i Xhamisë së Osman Efendisë në Novobërd