Aug 28 - 2019

THIRRJE PËR APLIKIM – RIJETËSIMI DHE DIGJITALIZIMI I MATERIALEVE TË KINEMASË JUSUF GËRVALLA NË PEJË

Ftojmë të gjithë studentët e interesuar në fushat e arkitekturës, dizajnit grafik, trashëgimisë kulturore, sociologjisë, studimeve arkivore dhe fushave të tjera respektive për të aplikuar në punëtorinë e “Heritage Lab”

poster eng (1)

HERITAGE LAB është projekt edukativ i organizuar nga CHwB Kosovo i cili ka për qëllim krijimin e mundësive të reja për studentë të fushave të ndryshme që të mësojnë për metodat e dokumentimit, ruajtjës, rijetësimit dhe intepretimit të trashëgimisë kulturore përmës punës praktike dhe ligjeratave plotësuese. HERITAGE LAB paraqet një aktivitet të zhvilluar “in situ”, që do të thotë që problematikat e një lokaliteti të trashëgimisë kulturore mbikqyren drejtpërdrejtë në kohë reale, duke dhënë aty për aty zgjidhje për trajtimin, intepretimin dhe menagjimin e tij.

Për 12 ditë, studentët do të kenë mundësi të ndërtojnë njohuritë e tyre në fushën e trashëgimisë kulturore duke hartuar planin adaptues të ripërdorimit të kinemasë “Jusuf Gërvalla” në Pejë, si dhe të ushtrojnë punën praktike duke ekzekutuar një pjesë të planit në lokalitet. Për më tepër, ata do të dixhitalizojnë dhe interpretojnë përmbajtjen arkivore të kinemasë.

Studentët do të kenë mundësinë të mësojnë në lidhje me ringjalljen e vendeve të trashëgimisë kulturore, si dhe interpretimin për audiencën më të gjerë përgjatë ligjëratave të zhvilluara nga profesorë dhe ekspertë të njohur ndërkombëtarë dhe kombëtarë, si dhe punë praktike të koordinuara nga zejtarë me eksperiencë.

“Heritage Lab” do të mbahet nga 15-26 Shtator 2019 në Pejë.

Kjo është punëtoria e katërt, nga gjithsej pesë sosh, që është pjesë e projektit “Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë Kulturore” i zbatuar nga UNDP në Kosovë dhe implementuar nga Instrumenti i Bashkimit Evropian që kontribuon për Paqe dhe Stabilitet (IcSP).

PËRSHKRIM I SHKURTËR I LOKALITETIT

JusufGervallaIlustrimi nga: Marek Náprstek

Kino Jusuf Gërvalla është kinemaja e vetme e qytetit të Pejës e themeluar në vitin 1955 dhe ende funksionale. Kjo kinema, e emëruar për nder të patriotit dhe artstit të shquar Jusuf Gërvalla, u themelua nga këshilli sindikal i qarkut të Pejës dhe punëtorët ndërtuan këtë objekt vullnetarisht. Rreth 400m larg sheshit të qytetit, kinemaja ka rëndësi të veçantë historike për qytetin e Pejës. Në këtë ndërtesë është sjellë për herë të parë teknologjia e projeksionit përmes shiritit filmik 35 mm dhe ende brenda objektit janë ruajtur apararurat origjinale të projeksionit dhe arkiva me dokumentacionin përcjellës. Hapësira e saj është pikë referente për ngjarjet kulturore në qytet.

Kinemaja Jusuf Gërvalla është dëshmi e traditës artistike, filmike dhe teatrale të qytetit dhe ka ndikuar në formësimin e identitetit kulturor dhe shoqëror të komunitetit.

Thirrje për vullnetarë

Keni qenë pjesëmarrës në të kaluarën? Mund të merrni pjesë përsëri në punëtoritë tjera të Heritage Lab.

Duke pasur parasysh llojllojshmërinë e temave që jemi duke ofruar, ne dëshirojmë t’iu ofrojmë mundësinë pjesëmarrësve të mëhershem që të ndjekin punëtoritë me tema të tjera (Për shembull, nëse keni marrë pjesë në punëtorinë mbi konzervimin, mund të aplikoni të merrni pjesë në punëtorinë mbi interpretimin e lokaliteteve arkeologjike).

Shënim për pjesëmarrësit nga Punëtoria e kaluar: Si do të dëshironit te përjetoni përsëri Punëtorinë nga perspektiva e një organizatori?

Cilat janë detyrat e një Vullnetari të Punëtorisë?

Vullnetarët do të marrin udhëzime mbi përgjegjësitë e tyre përgjatë punëtorisë, Atyre mund t’iu kërkohet që të ndihmojnë në fushat e mëposhtme:

  • Punët organizative (përgjegjës për regjistrimin, dhomat e ligjeratave, mjetet)
  • Përgjegjës për hapësirat e punës (për të ndihmuar zanatcinjtë, dokumentimin e aktiviteteve në terren, zbatimin e masave të sigurisë, të sigurohen se të gjithë janë duke punuar për arritjen e rezultateve të pritura)
  • Komunikim (të qenurit ura lidhëse ndërmjet organizatorëve dhe pjesëmarrësve, përkthyesëve, të ndërmjetësojnë diskutimet, të komunikojnë me komunitetin vendor dhe mediat)

Si të aplikoni?

Nesë aplikoni për herë të parë, shkarkoni këtë FORMULAR PËR APLIKIM.

Nëse aplikoni si vullnetar, shkarkoni  shkarkoni formularin më lartë dhe mos harroni të cekni se po apilikoni si vullnetarë në titullin (subject) të email-it.

Aplikantët duhet të kenë aftësi të mira komunikimi të gjuhës angleze, pasi kjo do të jetë gjuha zyrtare e punëtorisë.

Luteni të plotësoni formularin dhe ta dorëzoni atë jo më larg se data 7 SHTATOR 2019, në adresën elektronike: gro.bwhc@ovosok.  Gjatë dërgimit të aplikacionit nëpërmjet adresës elektronikë, ju lutem shkruani në hapësirën e rezervuar për titull (subject) : “Application for Heritage Lab 2019 RIJETËSIMI DHE DIGJITALIZIMI I MATERIALEVE TË KINEMASË JUSUF GËRVALLA (Emrin dhe Mbiemrin).

Për cdo informatë shtesë sa i përket punëtorisë, lutnI të na kontaktoni në numrat +383 49 54 54 55, +381 (0)38 754 866, email: gro.bwhc@ovosok

Shpenzimet

CHwB Kosovo do mbulojë të gjitha shpenzimet brenda vendit për pjesëmarrësit dhe vullnetarët, duke përfshirë akomodimin, shujtat ushqimore, shetitjet, materialet për punëtorinë dhe udhëtimet brenda vendit.


Postimi i kaluar


Aug 28 - 2019

Njihuni me Ligjëruesit – HERITAGE LAB 2019 “RIGJETJA E TRASHËGIMISË SË LETNICËS”


Postimi i rradhës


Aug 29 - 2019

MEET THE BENEFICIARIES OF HERITAGE SPACE IV