Aug 03 - 2020

THIRRJE PËR PROJEKTE – HERITAGE SPACE V

CHwB Kosova fton të gjithë artistët dhe profesionistët të cilët veprojnë në fushën e kulturës, industrive kreative dhe shkencave humanistike digjitale që të aplikojnë për edicionin e pestë të platformës “Heritage Space”.

Platforma ofron një mundësi për të punuar në ruajtjen e trashëgimisë kulturore nëpërmjet hulumtimit, dokumentimit dhe interpretimit. Kjo platformë, përmes mentorimit profesional dhe mbështetjes teknike, inkurajon qasjet inovative në trajtimin e trashëgimisë kulturore, për të nisur dhe vazhduar diskurset për të kaluarën në të tashmen si dhe të ardhmen.  

Edicioni i këtij viti do të mbështesë fushat kreative si në vijim:

  1. Rrëfimi dhe interpretimi
  2. Digjitalizimi i trashëgimisë
  3. Trashëgimia e errët
  4. Arkivimi i së përkohshmës

Edicioni i këtij viti i platformës “Heritage Space” do t’i favorizojë idetë që marrin parasysh tranzicionin e suksesshëm në sferën online, për të reaguar kështu ndaj kontekstit të ri social dhe kulturor si rezultat i pandemisë së vitit 2020. Preferojmë që të gjitha projektet të jenë në çdo kohë të qasshme online.

Afati i fundit për aplikim: 5 shtator, 2020

Përzgjedhja dhe intervistimi i kandidatëve: shtator 2020

Kohëzgjatja e implementimit të projektit: tetor 2020 – shkurt 2021

Prezantimi publik: mars 2021

Për më shumë informata rreth Heritage Space V, kriteret e vlerësimit dhe mënyrës së aplikimit, lexojeni Udhëzuesin për aplikimPlotësojeni Formularin për Aplikim.

Formulari për aplikim, së bashku me dokumentet tjera të kërkuara, mund të dërgohen jo më vonë se 5 shtator 2020 (në ora 23:59) në emailin: [email protected] 

Për çfarëdo pyetje apo informacioni shtesë, ju lutemi të na kontaktoni në [email protected] ose në numrin e telefonit: +38344665472 / +381 (0)38 754 866

Rreth Platformës Heritage Space

Heritage Space u inicua në vitin 2016 nga CHwB Kosova, me qëllim inkurajimin e artistëve, studiuesve dhe profesionistëve tjerë që veprojnë në fushën e kulturës, industrisë kreative dhe shkencave humanistike digjitale, për të ruajtur trashëgiminë kulturore përmes hulumtimit dhe dokumentimit, duke krijuar kështu punë që paraqesin aspekte të reja të trashëgimisë, të cilat ndërlidhen me perspektiva bashkëkohore.

Heritage Space inkurajon qasje ndërdisiplinore në fushën e trashëgimisë kulturore, siç janë hulumtimi në formë të shkruar, arti bashkëkohor, filmbërja, rrëfimi përmes platformës digjitale, dokumentimi dhe format tjera me rëndësi që arrijnë të ndërveprojnë me publikun e gjerë kuptimisht, përmes edukimit dhe vetëdijësimit. Për më tepër, Heritage Space inkurajon shoqërinë dhe komunitetet e ndryshme të ndërlidhen me të kaluarën historike dhe trashëgiminë kulturore, përtej formave tradicionale.

CHwB Kosova ka krijuar një platformë e cila lidhë trashëgiminë kulturore me aspekte e praktika të ndryshme shoqërore përmes qasjeve inovative, duke u shmangur qëllimisht nga koncepti i njohur i Diskursit të Trashëgimisë së Autorizuar (Authorised Heritage Discourse). Në këtë mënyrë, ne ofrojmë hapësirë për të rinjtë kreativ, që të punojnë me komunitete lokale dhe pjesëtarë tjerë të shoqërisë, duke vënë kështu në dukje historitë e tyre, trashëgimia e të cilave ka formësuar identitetin e shoqërisë multikulturore të Kosovës.


Postimi i kaluar


Aug 03 - 2020

Njihuni me Ligjëruesit – HERITAGE LAB 2019 “RIGJENERIMI I URËS SË TABAKËVE NË GJAKOVË DUKE U BAZUAR NË ART”


Postimi i rradhës


Aug 04 - 2020

NJIHUNI ME MENTORËT - HERITAGE SPACE V