Mar 23 - 2015

Trashëgimia në agjendë të festivalit të këngës së fëmijëve

“Lyra Fest”, një aktivitet tashmë i dëshmuar në skenën mbarëkombëtare kulturore, veçanërisht në sferën e muzikës për fëmijë, ka grumbulluar rreth vetës fëmijë, këngëtarë, kompozitorë, orkestrues, tekstshkrues, valltarë e instrumentistë nga më të talentuarit në të gjitha trevat shqiptare, puna e përbashkët e të cilëve ka bërë që ky edicion të jetë më i miri i organizuar deri me tani.

Festivali mbarëkombëtar i këngës për fëmijë “Lyra Fest” i mbajtur më 15 nëntor 2014 në Gjakovë ka karakter garues ku konkurrojnë fëmijë nga mosha 6 deri 13 vjeç. Numri i këngëve konkurruese ka qenë 18 dhe ka grumbulluar pjesëmarrës nga qytetet e ndryshme të Kosoves, Shqipërisë, Maqedonisë dhe diasporës.

Lyra Fest_001

Në mbrëmjen finale, u pëlqyen dhe u duartrokiten nga publiku të gjithë pjesëmarrësit e festivalit. Vendi i parë i takoi Xhesika Zallës dhe Florinda Barushit, vendi i dytë Koela dhe Eldi Troshupës, vendi i tretë Jona Zenelit, çmimi i publikut Arlind Lamaxhemës dhe debutanti më i mirë Erion Dulës.

Lyra Fest_028 Lyra Fest_031 Lyra Fest_088 Lyra Fest_023

Falë mbështetjes që i ka dhënë CHwB këtij festivali, këtë edicion janë organizuar edhe disa aktivitete shtesë për fëmijë, sikurse ato të vizitës së fëmijëve pjesëmarrës në lokalitetet e trashëgimisë kulturore të qytetit të Gjakovës. Kjo vizitë ka lënë mbresa tek fëmijët dhe prindërit dhe është konsideruar si ndër pjesët më atraktive e festivalit. Gjithashtu, pjesë të festivalit kanë qenë edhe grupe vallesh popullore  si pjesë e trashëgimisë shpirtërore të qytetit të Gjakovës.

Lyra Fest_095 Lyra Fest_101   Lyra Fest_105Lyra Fest_102

Projekti është zbatuar nga OJQ “Neo Musica” dhe ka qenë pjesë e iniciativës “Ditët e Kulturës në Gjakovë” që është mbajtur gjatë vitit 2014 dhe është bashkëfinancuar nga CHwB Kosova, Komuna e Gjakovës dhe partnerë tjerë. Ky projekt është identifikuar në kuadër të Planit Lokal të Trashëgimisë Kulturore të Gjakovës e cila është hartuar në  kuadër të programit të Planeve Lokale të Trashëgimisë Kulturore 2012-2015 në 7 komuna të ndryshme të Kosovës.


Postimi i kaluar


Mar 23 - 2015

Restaurimi i tempullit të Shën Dhimitrit në fshatin Sushicë


Postimi i rradhës


Mar 23 - 2015

Strategjia e funksionalizimit të Çarshisë së Gjakovës