CHwB kontribuon në Shkollën për Planifikim e Zhvillim Urban

Gjatë datave 23-25 tetor 2015 në Shkodër (Shqipëri) është mbajtur moduli i dytë i Shkollës për Planifikim dhe Zhvillim Urban mbi temën “Trashëgimia kulturore dhe Planifikimi urban”. Gjatë këtij moduli janë mbajtur sesione nga Eliza Hoxha dhe Luan Nushi lidhur me përfshirjen e trashëgimisë kulturore në planifikim hapësinor në Kosovë. Sali Shoshi (drejtor) dhe Enes […]

Deklaratë e shoqërisë civile pas dështimit të anëtarësimit të Kosovës në UNESCO

KËRKOJMË RISHIKIM TË POZICIONIT NË DIALOG DHE PËRGJEGJËSI POLITIKE 10 nëntor 2015, Prishtinë Dështimi i anëtarësimit në UNESCO është ndër goditjet më të fuqishme ndaj shtetësisë dhe integrimit ndërkombëtar të Kosovës. Ne, organizatat e shoqërisë civile dhe individët nënshkrues të kësaj deklarate besojmë që ky moment nuk guxon të kalohet pa përgjegjësi politike dhe rishikim […]

Mbyllet faza emergjente në urën më emblematike të Gjakovës

Një nga dhjetë urat më të mëdha të rajonit, Ura e Terzive ka shërbyer për lidhje të tregtisë në mes të komuniteteve të ndryshme dhe me një rëndësi të veçantë arkitektonike ajo përfaqëson një simbol të së kaluarës, si dhe është një monument që përfaqëson domosdoshmërinë dhe jetën. Punimet ndërhyrëse filluan më 13 korrik 2015 […]

Ceremonia e inaugurimit në kishën mesjetare Shën Shpëtimi

Më 19 nëntor 2015, tek lokaliteti i ”Gllaviçicës”, në fshatin Budrigë e poshtme të Komunës së Parteshit, është mbajtur ceremonia e vënies së gurthemelit të objektit përcjellës të Visitatorium-it në kishën mesjetare tanimë të konservuar Shën Shpëtimi. Lokaliteti arkeologjik ”Gllaviçica” është lokalitet shumështresor me kultura të vendbanimit parahistorik nga Neoliti, kultura e Starçevës (5000 vjet […]

Për herë të parë në Kosovë mbahet kuizi i diturisë për trashëgimi

Gjatë këtij muaji, në Komunën e Vushtrrisë, Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB) zyra në Kosovë ka organizuar kuizin e diturisë “Trashëgimia fillon me ty”. Ky është kuiz i parë i llojit të vet, që përfshinë tematikën e trashëgimisë kulturore që është organizuar në këtë komunë por edhe më gjerë në Kosovë. Ky projekt ka synuar […]