Kulla e konsoliduar e Dukajve, në pritje të vizitorëve

Përmes mbështetjes së shoqatës së trashëgimisë kulturore të Zvicrës Schweizer Heimatschutz, zyra e CHwB-së në Kosovë ka përfunduar intervenimin shpëtues në kullën e Mustafë Dukajt në fshatin Drenoc të Komunës së Deçanit. Intervenimet e kryera përfshijnë konsolidimin e kulmit dhe të konstruksionit meskatësh, krijimin e qasjes në ndërtesë dhe revitalizimin e odës së mysafirëve. Kulla e […]
Komuniteti i Zatriqit me hapësirë të re për takime, mësim e lutje

Xhamia e fshatit Zatriq në Komunën e Rahovecit është trajtuar si pjesë e programit të Reagimit Emergjent Kulturor, financuar nga Fondi Princ Claus për Kulturë dhe Zhvillim në bashkëpunim me CHwB-në në Kosovë dhe komunitetin e fshatit. Xhamia e fshatit Zatriq ishte objekt i shkatërrimit të luftës së fundit (1999). Një bombë ka dëmtuar hyrjen […]
Konservohet një nga katër Namazgjahet e mbetur në Ballkan

Projekti i restaurimit të Namazgjahut të Opojës që gjendet në fshatin Buzez të Komunë së Dragashit është hartuar nga CHwB zyra në Kosovë dhe u miratua nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në Tetor të vitit 2014. Punimet konservuese kanë filluar në fund të vitit 2014, për tu përmbyllur në muajin tetor të vitit […]
Vushtrria pajiset me shenjëzim për trashëgimi kulturore

Qyteti i Vushtrrisë, si një ndër më të vjetrit në Kosovë, ngërthen në vete asete të rëndësishme të trashëgimisë kulturore që prezantojnë periudha të ndryshme të jetesës në këtë komunë. Disa prej këtyre monumenteve janë restauruar dhe po shërbejnë për qëllime kulturore e multifunksionle dhe janë në pritje të vizitorëve të tyre. Shenjëzimi i këtyre […]
Tri projekte të CHwB-së publikohen në librin HERITAGE COUNTS

Me kënaqësi ju njoftojmë që tri projekte të ndryshme nga zyrat tona të Ballkanit Perëndimor janë pjesë e librit të botuar rishtazi: “Trashëgimia ka vlerë – Reflektime mbi Teoritë dhe Praktikat e Trashëgimisë Kulturore”. “Trashëgimia ka vlerë”, një konferencë ndërkombëtare mbi ndikimin ekonomik, social, mjedisor dhe kulturor të trashëgimisë kulturore të ndërtuar u organizua nga […]
Grant për promovimin e trashëgimisë jomateriale të Parteshit

Fondacioni Kosovar Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB Kosova) më 25 mars të vitit 2016 ka nënshkruar një kontratë për grant të ri për projektin “Etno Fest Glaviçica” me Fondin për Zhvillimin e Komunitetit (CDF) në kuadër të projektit të financuar nga USAID: Avancojmë Kosovën së Bashku – Zgjidhjet lokale (AKT – LS). Projekti do të […]


