Inaugurohet konservimi dhe revitalizimi i pjesshëm i Kalasë së Kaçanikut

Më 21 Prill 2016 është inauguruar projekti i konservimit dhe revitalizimit të pjesshëm të Kalasë së Kaçanikut. Ky inaugurim është bërë në prani të Besim Ilazit, kryetar i Komunës së Kaçanikut, Annika Magnusson sekretare e përgjithshme e CHwB-së në Suedi, Sali Shoshit shef i zyres së CHwB-së në Kosovë dhe Mirnije Stublla-zyrtare e programit nga […]
Konferenca përmbyllëse e programit të Planeve Lokale të Trashëgimisë Kulturore (2012-15)

Më 22 Prill 2016 është mbajtur konferenca përmbyllëse e programit të Planeve Lokale të Trashëgimisë Kulturore 2012-15. Konferenca përmbyllëse ka prezantuar metodologjinë, reflektimet, sfidat dhe të arriturat e përbashkëta e të gjithë partnerëve në këtë ndërrmarje të madhe në fushën e trashëgimisë kulturore në Kosovë. Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB), zyra në Kosovë gjatë periudhës […]
Marrëveshje e re në mes të Suedisë dhe CHwB Kosovës për periudhën 2016-19

Është nënshkruar marrëveshja midis Suedisë dhe Fondacionit Kosovar Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB Kosova) për katër vitet e ardhshme për mbështetje institucionale të zyres. CHwB Kosova është pasardhëse e Fondacionit Suedez CHwB, dhe si i tillë ka për qëllim të mbetet si zë i rëndësishëm dhe i besueshëm i mbrojtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore […]
Video promovuese për gjashtë komuna të Kosovës

Këto video promovuese përqëndrohen në elementin njeri dhe marrëdhënien e tij me trashëgiminë natyrore dhe kulturore. Këto projekte kanë qenë pjesë e prioriteteve të Planeve Lokale të Trashëgimisë Kulturore të gjashtë komunave partnere. Këto plane janë hartuar në kuadër të Programit të Planeve Lokale të Trashëgimisë Kulturore (2012-15) nga CHwB zyra në Kosovë, gjashtë komunat partnere dhe […]
Platformë unike për ide kreative në fushën e trashëgimisë kulturore!

Për më shumë informata rreth kësaj platforme dhe mënyrës së aplikimit lexo Udhëzuesin për aplikim dhe plotëso Formën e aplikimit deri më 31 korrik 2016.
Parteshi organizon festivalin tradicional më 27 Gusht

Kemi nderin dhe kënaqësinë të ju ftojmë në festivalin tradicional të komunës së Parteshit “Etno Fest Glaviçica 2016” që do të mbahet më 27 Gusht 2016, të shtunën në ora 11:30 në Gllaviçicë, fshati Budrigë e Poshtme. Edicioni i dytë i këtij festivali synon që përmes aktiviteteve të ndryshme të promovojë pasurinë e trashëgimisë kulturore […]


