Apr 08 - 2016
Gjatë verës së vitit 2015, në komunën e Parteshit për herë të parë u mbajt “Etno Fest Glaviçica”. Në kuadër të këtij projekti, janë mbajtur një sërë aktivitetesh, si: kolonia e artit, ekspozita e artefakteve të vjetra, mbrëmje letrare, etj. Pas përfundimit të suksesshëm të projektit dhe duke marrë parasysh se ky aktivitet ka ringjallur jetën kulturore të kësaj komune të vogël të banuar nga komuniteti serb, projekti është planifikuar të krijohet si aktivitet vjetore tradicional.
Pamje nga Etno Fest Glaviçica 2015
Përshkrimi i projektit
Ky projekt 6 mujor është i fokusuar në ndërmarrësi të ndryshme, aktivitete promovuese dhe edukative në Komunën e Parteshit. Projekti do të jetë i lidhur me lokalitetin arkeologjik Glaviçica, një vend shumë shtresor me kultura të vendbanimeve parahistorike nga kultura e neolitit të Starçevës (5000 p.e.s.) i zëvendësuar nga mbetjet e vendbanimit të Epokës së Bronzit. Sot në lokalitet, gjenden mbetjet e kishës së Shën Shpëtimtarit të shekullit XIV me nekropolin e shekujve XIII-XVII.
Komuna e Parteshit është veçanërisht e interesuar për të promovuar lokalitetit arkeologjik ekzistues të Glaviçicës pasi ai konsiderohet si vendi më i shenjtë i kësaj komune dhe rajonit. Përveç kësaj, ai do të shërbejë si një shembull i mirë i potencialit kulturor turistik dhe një pikë fokusi i edukimit për trashëgimi kulturore.
Projekti do të kontribuojë në ngritjen jo-formale të edukimit të të rinjve në lidhje me diversitetin e trashëgimisë kulturore të Kosovës, përfshirë edhe fuqizimin e grave përfaqësuese në komunën e Parteshit përmes aktiviteteve të turizmit kulturor. Në përgjithësi, projekti do të rrisë promovimin e trashëgimisë lokale kulturore dhe natyrore të Parteshit. Grupe të ndryshme të aktiviteteve do të organizohen rreth “Etno Fest Glaviçica”, me qëllim të krijimit të këtij festivali si një festival tradicional në këtë komunë.
Objektivi i përgjithshëm
Promovimi i trashëgimisë kulturore si një mjet zhvillimi në komunitet
Rezultatet e pritura
1. Ngritja e njohurive të të rinjve të Parteshit për diversitetin e trashëgimisë kulturore të Kosovës
2. Krijimi i kushteve për fuqizimin e grave përfaqësuese të Komunës së Parteshit dhe vetë-punësimit të tyre në fushën e turizmit kulturor
3. Promovimi i brendit komunal dhe turizmit kulturor të Parteshit përmes ngjarjes tradicionale “Etno Fest Glaviçica”.