Heritage Space IV

“Yanko, Mbreti Shqiptar” / Përkthim i dramës së Ilya Zdanevich / Sezgin Boynik

Aug 03 - 2020

“Yanko, Mbreti Shqiptar” është përkthimi i parë i dramës avantgarde të Ilya Zdanevich në gjuhën angleze, i cili është realizuar nga Sezgin Boynik pjesë e edicionit të katërt të Heritage Space.

Nisur nga Sezgin Boynik, projekti aktualizon një nga veprat artistike më radikale dhe eksperimentale avantgarde të fillimit të shekullit të kaluar. E shkruar në vitin 1916, gjatë Luftës së Parë Botërore, ajo u dizajnua dhe u botua si libër në vitin 1918 në Tbilisi. “YAnko, albAnian kIng” (Янко крУль албАнскай) përdor gjuhën “Zaum”, e cila konsiderohet të jetë krijimi më i rëndësishëm i avantgardës ruse. Zaum, në përkthimin letrar, është një gjuhë “përtej kuptimit” e cila përdorë elemente fonetike ose të tingullit të shpjehjeve të shtrembëruara poetike. Për më shumë, poemat dhe dramat e shkruara në gjuhën Zaum përdorin polifoninë e fjalës së folur deri në atë masë sa që rezultati del të jetë një gjuhë e re e kombinuar me të folmen ekzistuese lokale.

Bazuar në lajmet për Shqipërinë, veçanërisht për luftën dhe mbretin e vetë-shpallur – Mbretin gjerman të Shqipërisë William of Wied, Zdanevich punoi në një libër eksperimental si kritikë për luftën dhe politikën proteksioniste imperialiste.

Duke përkthyer një libër më pak të njohur për Shqipërinë të shkruar në gjuhën Zaum si dhe duke marrë një qëndrim kundër luftërave shtypëse në rajonin e Ballkanit, qëllimi i projektit është të diskutohet rreth asaj se si gjuhët eksperimentale artistike mund të adresojnë çështjet politike.

Në kuadër të këtij prezantimi do të jetë një njoftim më i gjerë mbi rëndësinë e punës së Zdanevich në historinë e artit avantgard, si dhe do të shtjellohen sfidat e përkthimit të gjuhës Zaum dhe trashëgimisë “underground” të “Yanko, Mbreti Shqiptar” të shekullit XX. Vëmendje e veçantë do t’i jepet pjesës së reprezentimit të pavarësisë së Shqipërisë në “Yanko” dhe përgjithësisht çështjes së nacionalizmit në artin bashkëkohorë dhe avantgard.

Gjatë prezantimit do të flitet edhe për jetën interesante dhe misterioze të Ilya Zdanevich, kuptimin e poezisë Zaum, imazhin e Shqipërisë gjatë Luftës së Parë Botërore, rrjetin e kulturës “underground” të influencuar nga Zaum dhe Zdanevich si dhe përdorimin e dizajnit eksperimental si aktivizëm shoqëror.

Ky projekt u realizua në kuadër të platformës të #HeritageSpace qe implementohet nga CHwB Kosova. Ky aktivitet është pjesë e projektit “Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë kulturore” i zbatuar nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP Kosovo) në Kosovë dhe fiancuar nga Instrumenti i Bashkimit Evropian që kontribuon për Paqe dhe Stabilitet (IcSP) dhe Qeverise Suedeze.

Related Projects

VIEW ALL PROJECTS

Heritage Space IV

‘Kush mytet kapet për shkume’ / Dokumentar i animuar / Urtina Hoxha

Heritage Space IV

COHË / Punime artistike me cohë / Fitore Berisha