Arkitekte
Arbenita Gashi Kurti është arkitekte për ripërdorim adaptive të ndërtesave historike dhe sajteve në CHwB Kosova. U diplomua në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Arkitekturës, ku edhe vazhdoi studimet pasuniversitare dhe mori titullin “Master në Shkencë”. Në CHwB Kosova u angazhua që nga viti 2015, fillimisht si arkitekte interne për intervenime emergjente të disa ndërtesave historike e më pas si arkitekte në projektin “Plani Rregullues i hollësishëm për zonën historike të Komunës së Vushtrrisë”. Për tre vite me rradhë udhëheqi programin vjetor të Heritage Space - Program për zhvillim të ideve kreative nga fusha të ndryshme të industrisë kreative për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore. Gjatë 3 edicioneve të Heritage Space janë realizuar 21 projekte nga fusha të ndryshme kreative. Për më tepër gjatë vitit 2019, ajo punoi në Byron e arkitekturës Insitu në Basel të Zvicrës. Një kompani pioniere me fokus në qëndrueshmërinë përmes transformimit të ndërtesave ekzistuese dhe vendeve që kanë humbur funksionin e tyre parësor, me ndërhyrje minimale.