Jun 15 - 2023

THIRRJE PËR PROJEKTE – HERITAGE SPACE VII

THIRRJE PËR PROJEKTE – HERITAGE SPACE VII

CHwB Kosova fton të gjithë artistët dhe profesionistët të cilët veprojnë në fushën e kulturës, industrive kreative dhe shkencave humanistike digjitale që të aplikojnë për edicionin e shtatë të Heritage Space!

Platforma ofron një mundësi për të punuar në ruajtjen e trashëgimisë kulturore nëpërmjet hulumtimit, dokumentimit dhe interpretimit. Kjo platformë, përmes MENTORIMIT PROFESIONAL dhe mbështetjes teknike, inkurajon qasjet inovative në trajtimin e trashëgimisë kulturore, për të nisur dhe vazhduar diskurset për të kaluarën në të tashmen si dhe të ardhmen.

Edicioni i këtij viti do të mbështesë TEMAT si në vijim:

  • Arkivimi i Shkëputjeve
  • Trashëgimia e Krizave
  • Rrëfim & Interpretim

Afati i fundit për aplikim: 28 Maj, 2023

Përzgjedhja dhe intervistimi i kandidatëve: Qershor 2023

Kohëzgjatja e implementimit të projektit: Qershor 2023 – Shkurt 2024

Prezantimi publik: Mars - Tetor 2024

Për më shumë informata rreth Heritage Space VII, kriteret e vlerësimit dhe mënyrës së aplikimit, lexojeni UDHËZUESIN PËR APLIKIM.

Për të aplikuar, plotësojeni FORMULARIN PËR APLIKIM. Formulari për aplikim, së bashku me dokumentet tjera të kërkuara, mund të dërgohen jo më vonë se 28 Maj 2023 (në ora 23:59) në emailin: [email protected].

Për çfarëdo pyetje apo informacioni shtesë, ju lutemi ndiqeni faqën tonë të Facebook apo Instagram të CHwB Kosova ose na kontaktoni në [email protected], para datës 15 Maj, 2023.

Rreth Platformës Heritage Space

Heritage Space është platformë e nisur nga CHwB Kosova në vitin 2016, e cila ka si qëllim të angazhojë hulumtues dhe praktikues kulturorë në proceset e krijimit të kuptimeve dhe vlerave në fushën e trashëgimisë. Heritage Space inkurajon ruajtjen e trashëgimisë kulturore përmes qasjeve ndërdisciplinore si shkrim kërkimor, krijimtari kreative fiktive dhe jo-fiktive, art bashkëkohor, prodhim të filmit, rrëfim dixhital apo arkiva alternative. Nëpërmjet gjashtë thirrjeve të hapura, deri më tani Heritage Space ka mbështetur 46 projekte të mediumeve të ndryshme me mentorim profesional, mbështetje financiare dhe teknike. Platforma gjithashtu ka kontribuar në forcimin e rrjetëzimit mes sektorëve kulturorë, promovimin e trashëgimisë kulturore si burim i zhvillimit shoqëror dhe në punësimin e të rinjëve.

Duke u larguar qëllimisht nga një pikëpamje që kufizon fushën e trashëgimisë në praktikat e zakonshme të ruajtjes, të cilat shpesh i ngarkojnë vlera të qenësishme dhe të pandryshueshme materialeve dhe vendeve, Heritage Space përpiqet të trajtojë procesin e krijimit të trashëgimisë si një negociim subjektiv dhe dinamik i narrativave historike, identitetit kolektiv, kujtesës dhe vendit. Ky shqyrtim merr rëndësi të veçantë në kontekstin e Kosovës, ku çdo diskurs mbi trashëgiminë është i ngarkuar me pasojat komplekse të luftës, traumës, kolonizimit dhe përpjekjes për njohje. Përvojat e ndërlidhura me trashëgimi në të cilat ne përqëndrohemi shpeshherë janë të ndjeshme, të vështira, të përkohshme, të padukshme apo të ndërprera. Për të artikuluar këto përvoja, nevojiten mjete jokonvencionale dhe eksperimentale, të cilat kryesisht kanë munguar nga fushat e trashëgimisë. Si rrjedhojë, Heritage Space angazhohet me pyetjen e metodologjisë—mënyra se si diçka del në sipërfaqe si trashëgimi është po aq e rëndësishme sa çka.

______

CHwB Kosovo poziva sve zainteresovane umetnike koji rade u oblasti kulture, kreativne industrije i digitalne humanističke nauke da se prijave za izdanje Heritage Space!

Platforma Heritage Space pruža mogućnost rada na očuvanju kulturnog nasleđa kroz istraživanje, dokumentaciju i tumačenje. Ova platforma, kroz STRUČNO MENTORSTVO i tehničku podršku, podstiče inovativni pristup očuvanja kulturnog nasleđa, s ciljem pokretanja i nastavljanja diskursa o prošlosti u sadašnjosti i budućnosti.

Ovogodišnje izdanje podržava sledeće TEME:

  • Arhiviranje diskontinuiteta;
  • Nasleđe kriza;
  • Pripovedanje & tumačenje.

Krajnji rok za prijavu: 21 Maj, 2023

Odabir kandidata i intervju: Juna 2023

Implementacija projekta: Jun 2023 – Februar 2024

Javna prezentacija: Mart - Oktobar 2024

Za više informacija oko platforme Heritage Space VI, kriterijuma ocenjivanja i načina prijavljivanja, pročitajte SMERNICE ZA PRIJAVLJIVANJE

Da bi ste se prijavili popunite elektronski popunjivi PRIJAVNI FORMULAR. Prijavni formular, zajedno sa drugim potrebnim dokumentima trebate podneti do 17. januara 2022. godine (do 23:59) putem elektronske pošte na: [email protected]

Za sve dodatne informacije pratite našu Facebook i Instagram stranicu CHwB Kosovo ili nas kontaktirajte na [email protected].

Sažeti opis platforme Heritage Space

Heritage Space platforma pokrenuta je 2016. od strane CHwB Kosovo s ciljem podsticanja umetnika, istraživača kao i drugih profesionalaca koji rade u oblast kulture, kreativne industrije i digitalne humanističke nauke na očuvanju kulturnog nasleđa kroz istraživanje i dokumentaciju, kreirajući dela čiji sadržaji predstavljaju nove aspekte nasleđa i koji se prepliću sa savremenim perspektivama.

Heritage Space podstiče interdisciplinarne pristupe u oblast kulturnog nasleđa, kao što su istraživanja iz dostupnih izvora, savremena umetnost, filmsko stvaralaštvo, digitalno pripovedanje, dokumentisanje kao i drugi važni oblici koji uspevaju da stupe u interakciji sa širom javnošću na smislenom načinu, kroz obrazovanje i podizanje svesti. Štaviše, Heritage Space podstiče celokupno društvo i sve zajednice da se povezuju sa istorijskom prošlošću i kulturnim nasleđem, mimo tradicionalnih oblika.

Heritage Space platforma koja je formirana 2016. godine od strane CHwB Kosovo ima za cilj da poveže kulturno nasleđe sa različitim društvenim aspektima i praksama kroz inovativne pristupe, odstupajući od dobro poznatog koncepta autorizovanog diskursa o nasleđu (Authorised Heritage Discourse). Shodno tome, platforma pruža prostor kreativnim mladim ljudima da rade sa lokalnim zajednicama i drugim članovima društva, da iznesu na videlo lokalne istorije koje su oblikovale identitet multikulturalnog društva Kosova.