Kalo te përmbajtja
CHwB Kosova — Cultural Heritage without Borders

Kategoria

Lajme

Inaugurohet veraria e restauruar e Kishës së Shën Stefanit

Më 18 prill, në Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Lokaliteteve, trashëgimia e ndërtuar e fshatit Hoçë e Madhe (Komuna e Rahovecit) është pasuruar me një tjetër ndërtesë të restauruar. Projekti i restaurimit dhe revitalizimit të kantinës së verës së Kishës së Shën Stefanit është përfunduar dhe ndërtesa u inaugurua në prani të ambasadores së SHBA-ve…

CHwB kontribuon në simpoziumin “Community Design Prishtina”

“Community Design Prishtina”, një simpozium, ekspozitë, dhe “charette” që hulumton modelin e planifikimit të bazuar në komunitet si dhe mjedisin e ndërtuar në Prishtinë është mbajtur prej 6 deri më 9 maj në Prishtinë. Ngjarja e organizuar nga Universiteti Amerikan i Kosovës (AUK), në partneritet me Rochester Institute of Technology (RIT), u mbështet nga zyra…

Mezzo-soprano Flaka Goranci promovon muzikën shqipe në Vjenë

Më 12 maj 2015, nën sharmin e sallës barok të Altes Rathaus të Vjenës, mezzo-sopranoja kosovare Flaka Goranci mbajti koncertin dhe promovimin e albumit me këngë shqiptare nga treva të ndryshme të Kosovës dhe Shqipërisë. Albumi i titulluar “Albanian flowers (Lulet shqiptare)” përmban një libërth me 30 faqe, ku të përfshira janë tekstet e këngëve…

Promovohet Plani Rajonal i Trashëgimisë – Lindje

Plani Rajonal i Trashëgimisë për rajonin lindor të Kosovës është hartuar nga Programi i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Përkrahje për Promovimin e Diversitetit Kultoror”. Procesi ka qenë i bazuar në partneritetin, bashkëpunimin dhe pronësinë e komunitetit dhe në rajonin lindor të Kosovës partner kyç ka qenë OJQ Trashëgimia Kulturore pa Kufij…

Iniciativa Tour de Culture zgjerohet në Bosnje e Hercegovinë

Për herë të parë në Bosnjë dhe Hercegovinë, 100 çiklistë nga pjesë të ndryshme të vendit morën pjesë në një ngjarje të veçantë “Tour de Culture BiH”, organizuar më 24 maj. Qëllimi i këtij turi çiklistik ishte për të promovuar trashëgiminë e pasur dhe të përbashkët kulturore të BeH, si dhe transportin e jo-motorizuar dhe…

Aktivitetet e para me palët e interesit në Kala të Prizrenit

Kalaja e Prizrenit përmban në vete një pjesë të rëndësishme të historisë së lashtë të qytetit. Pozicioni i saj topografik, dominues mbi qytetin, peizazhi natyror mjaft tërheqës dhe konfigurimi arkitektonik i menduar mjaft mirë, e bëjnë këtë lokalitet me vlera të padiskutueshme ambientale, shkencore, historike dhe turistike. Si një pasuri e trashëguar nga perandoria Bizantine,…

Komuna e Parteshit mbështetet me veshje tradicionale

Më 19 Qershor 2015 është nënshkruar marrëveshja trepalëshe mes Komunës së Parteshit, Trashëgimisë Kulturore pa Kufij (CHwB) zyra në Kosovë dhe OJQ “Iniciativa e të rinjve të Parteshit” rreth projektit “Mbështetja e shoqërive kulturoro-artistike lokale me fonde për blerje të veshjeve tradicionale në Partesh”. Në kuadër të këtij projekti janë prodhuar 20 veshje tradicionale të…

Aplikoni për kampin e interpretimit për Kala të Prizrenit!

CHwB është duke ofruar kampin e parë rajonal të restaurimit që është fokusuar tërësisht në interpretimin e trashëgimisë. Kampi i 25-të Rajonal i Restaurimit do të mbahet në Prizren, Kosovë nga 3 deri 17 tetor 2015. Deri më tani, modeli i Kampeve Rajonale të Restaurimit, fitues i çmimit prestigjioz të Bashkimit Europian për Trashëgiminë Kulturore Europa…

Komuna e Vushtrrisë këtë vit me ciceronë & doracak turistik

Deri në fund të këtij viti, Komuna e Vushtrrisë do të ketë zyrën e saj informative turistike bashkë me ciceronë të trajnuar dhe doracakun (udhërrëfyesin) turistik. Ky projekt është pjesë e prioriteteve të Planit Lokal të Trashëgimisë Kulturore të kësaj komune. Ky plan është hartuar CHwB, Komuna e Vushtrrisë dhe institucione tjera të nivelit qendror…

Përmirësohet gjendja e tri ndërtesave historike në Dragash

Gjatë muajve të pranverës dhe verës së këtij viti, kanë përfunduar punët restauruese në tyrben e Selim Dedës në fshatin Restelicë, mullirin e fshatit Leshtan dhe shtëpinë tradicionale të Ismajl Abazit në fshatin Bresanë. Këto ndërtesa tanimë do të jenë në shërbim të pronarëve dhe komuniteteve të ndryshme të Komunës së Dragashit. Tyrbja e Selim…

“Aventurat në konservim” shpëtojnë një kullë në Kosovë

Drenoci, është një fshat i vogël që gjendet në Kosovën perëndimore , e cila është e njohur për nga karakteri historik i saj. Shtatë prej kullave të shek. XVIII kanë mbijetuar, duke krijuar kështu njërën prej peizazheve tradicional të fundit të këtij vendi. Kullat, së bashku me ndërtesat ndihmëse dhe rruga me kalldrëm, e formojnë…

Mbahen takimet e IX-ta të Forumeve Lokale në 7 komuna

Prej datës 21 deri 24 Korrik 2015 janë mbajtur takimet e IX-ta të rregullta të Forumeve Lokale të Trashëgimisë Kulturore. Këto takime janë mbajtur në kuadër të programit katërvjeçar (2012-2015) të Planeve Lokale të Trashëgimisë Kulturore në shtatë komuna të Kosovës. Takimet janë bashkë-udhëhequr nga menaxheri i programit, Enes Toska dhe koordinatorët lokal të komunave…