Kalo te përmbajtja
CHwB Kosova — Cultural Heritage without Borders

Kategoria

Lajme

Qasja në Kalanë e Prizrenit

Dje, Komisioni i Kuvendit të Komunës së Prizrenit mbajti diskutimin e parë me palët e interesit (përfaqesues institucionesh, ekspertë, zyrtarë, OJQ-të e ndryshme, qytetarë etj) lidhur me projektin “Qasja në Kalanë e Prizrenit”. Shqyrtimi i mundesive për sigurimin e qasjes për të gjithë në Kalanë e Prizrenit ka dal si prioritet në Planin e Menaxhimit,…

Tour de Culture 2016 me fokus në trashëgimi natyrore

Më 25 Shtator të dielën, rreth 500 çiklistë nga mbarë Kosova iu përgjigjën ftesës së Tour de Culture 2016 që këtë vit kishte fokusin në trashëgiminë natyrore. Edicioni i nëntë i Tour de Culture, aktivitetit unik në Kosovë që kombinon parimet e Ditëve të Trashëgimisë Evropiane dhe Javës së Lëvizshmërisë Evropiane, filloi në shpellën e…

Tour de Culture 2016 (ALB, SER, ENG)

Tour de Culture është i vetmi aktivitet kulturor, çiklistik dhe rekreativ në Kosovë i hapur për të gjithë. Kjo ngjarje vjetore, që tenton të zbulojë çdo vit një cep të vendit tonë, në 2016 ka përfshirë komunën e Pejës dhe Klinës. SHKARKO: Tour de Culture 2016 (ALB, SER, ENG).pdf

Punëtoria “Rijetësimi” – Koncepti & mentorimi

Rijetësimi i ndërtesave historike është një prej sfidave kryesore gjatë konservimit të trashëgimisë kulturore. Ndryshimet shoqërore, ekonomike dhe teknologjike kanë ndikuar që shumë prej ndërtesave të humbin funksionin e tyre, përkundër që ato përfaqësojnë vlera të dhe mbesin të rëndësishme për shoqërinë. Shpesh, një ndërtesë pas restaurimit të saj, mbetet boshe ose mbyllur dhe gradualisht…

Thirrje për aplikim – Punëtoria “Rijetësimi”

Punëtoria “Rijetësimi” ka për qëllim që t’i mbledhë profesionistët, studentët dhe komunitetin për të shtjelluar sfidat e rijetësimit në kontekstin lokal. Në Kullën e Isuf Mazrekaj në Drenoc, për 12 ditë, duke filluar nga 25 shtator – 7 tetor. Ky grup do të punoj në funksionalizimin e kësaj si bujtinë në shërbim të turizmit kulturor.…

Regjistrohuni për Tour de Culture 2016

TOUR DE CULTURE është i vetmi aktivitet kulturor çiklistik jo-garues dhe rekreativ në Kosovë i HAPUR PËR TË GJITHË, profesionistë e amatorë, të rinj e të moshuar, femra e meshkuj. Turi promovon trashëgiminë kulturore e natyrore, transportin e jo-motorizuar për një lëvizshmëri më efektive për të gjithë dhe mbrojtjen e mjedisit. Turi ka lindur si…

Aplikoni për të qenë vullnetar i Tour de Culture 2016

A keni qenë pjesëmarrës në Tour de Culture në ndonjërën nga edicionet e kaluara dhe synoni të përfshiheni edhe në pjesën organizative? Dëshironi të jepni kontributin tuaj në promovim të çiklizmit, trashëgimisë dhe mbrojtjes së mjedisit? Tour de Culture këtë vit do të mbahet në regjionin perëndimor të Kosovës, më 25 Shtator 2016, të dielen. CHwB po kërkon…

Parteshi organizon festivalin tradicional më 27 Gusht

Kemi nderin dhe kënaqësinë të ju ftojmë në festivalin tradicional të komunës së Parteshit “Etno Fest Glaviçica 2016” që do të mbahet më 27 Gusht 2016, të shtunën në ora 11:30 në Gllaviçicë, fshati Budrigë e Poshtme. Edicioni i dytë i këtij festivali synon që përmes aktiviteteve të ndryshme të promovojë pasurinë e trashëgimisë kulturore e…

Video promovuese për gjashtë komuna të Kosovës

Këto video promovuese përqëndrohen në elementin njeri dhe marrëdhënien e tij me trashëgiminë natyrore dhe kulturore. Këto projekte kanë qenë pjesë e prioriteteve të Planeve Lokale të Trashëgimisë Kulturore të gjashtë komunave partnere. Këto plane janë hartuar në kuadër të Programit të Planeve Lokale të Trashëgimisë Kulturore (2012-15) nga CHwB zyra në Kosovë, gjashtë komunat partnere dhe institucione të…

Marrëveshje e re në mes të Suedisë dhe CHwB Kosovës për periudhën 2016-19

Është nënshkruar marrëveshja midis Suedisë dhe Fondacionit Kosovar Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB Kosova) për katër vitet e ardhshme për mbështetje institucionale të zyres. CHwB Kosova është pasardhëse e Fondacionit Suedez CHwB, dhe si i tillë ka për qëllim të mbetet si zë i rëndësishëm dhe i besueshëm i mbrojtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore…

Konferenca përmbyllëse e programit të Planeve Lokale të Trashëgimisë Kulturore (2012-15)

Më 22 Prill 2016 është mbajtur konferenca përmbyllëse e programit të Planeve Lokale të Trashëgimisë Kulturore 2012-15. Konferenca përmbyllëse ka prezantuar metodologjinë, reflektimet, sfidat dhe të arriturat e përbashkëta e të gjithë partnerëve në këtë ndërrmarje të madhe në fushën e trashëgimisë kulturore në Kosovë. Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB), zyra në Kosovë gjatë periudhës 2012-15 ka…