Kalo te përmbajtja
CHwB Kosova — Cultural Heritage without Borders

Kategoria

Lajme

Mbyllet faza emergjente në urën më emblematike të Gjakovës

Një nga dhjetë urat më të mëdha të rajonit, Ura e Terzive ka shërbyer për lidhje të tregtisë në mes të komuniteteve të ndryshme dhe me një rëndësi të veçantë arkitektonike ajo përfaqëson një simbol të së kaluarës, si dhe është një monument që përfaqëson domosdoshmërinë dhe jetën. Punimet ndërhyrëse filluan më 13 korrik 2015…

Deklaratë e shoqërisë civile pas dështimit të anëtarësimit të Kosovës në UNESCO

KËRKOJMË RISHIKIM TË POZICIONIT NË DIALOG DHE PËRGJEGJËSI POLITIKE 10 nëntor 2015, Prishtinë Dështimi i anëtarësimit në UNESCO është ndër goditjet më të fuqishme ndaj shtetësisë dhe integrimit ndërkombëtar të Kosovës. Ne, organizatat e shoqërisë civile dhe individët nënshkrues të kësaj deklarate besojmë që ky moment nuk guxon të kalohet pa përgjegjësi politike dhe rishikim…

CHwB kontribuon në Shkollën për Planifikim e Zhvillim Urban

Gjatë datave 23-25 tetor 2015 në Shkodër (Shqipëri) është mbajtur moduli i dytë i Shkollës për Planifikim dhe Zhvillim Urban mbi temën “Trashëgimia kulturore dhe Planifikimi urban”. Gjatë këtij moduli janë mbajtur sesione nga Eliza Hoxha dhe Luan Nushi lidhur me përfshirjen e trashëgimisë kulturore në planifikim hapësinor në Kosovë. Sali Shoshi (drejtor) dhe Enes…

“Etno Fest Glaviçica” gjallëron jetën kulturore në Partesh

Një numër i madh i banorëve i janë përgjigjur festimit të ngjarjes “Etno Fest Glaviçica”, e cila ringjalli jetën kulturore jo dhe aq të pasur të kësaj komune të vogël të banuar nga komuniteti serb. “Etno Fest Glaviçica” u hap më 11 gusht dhe zgjati deri më 25 shtator 2015 me qëllim të ringjalljes së…

Prizreni Mirëpret Kampin e Parë të Interpretimit në Rajon

Të premten mbrëma, pjesëmarrësit e kampit të 25-të Rajonal të Restaurimit u mblodhën në Prizren për të shenjuar fundin e një Kampi të sukesshëm dhe festuar arritjet e tyre. Përgjatë dy javëve, 20 pjesëmarrës nga 7 vende të ndryshme u mblodhën tok për të mësuar bazat e interpretimit të trashëgimisë dhe për të dalë me…

CHwB në Kosovë përkrahë fuqimisht pranimin e Kosovës në UNESCO

Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB) në Kosovë përkrahë fuqimisht iniciativën e institucioneve të Kosovës për pranim në UNESCO. Ne konsiderojmë që kjo iniciativë është e një rëndësie vitale që diversiteti i trashëgimisë kulturore dhe natyrore të Kosovës të ruhet dhe të promovohet edhe në nivel global. CHwB Kosova konsideron trashëgiminë kulturore si një forcë aktive…

Draft Strategjia Kombëtare për Trashëgimi Kulturore 2015-2025

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka publikuar Draft Strategjinë Kombëtare për Trashëgiminë Kulturore 2015-2025 për konsultim publik. Për më shumë informata dhe shkarkim të dokumentit drejtohuni në këtë vegëz. Çarshia e Madhe dhe Xhamia e Hadumit në Gjakovë Ky dokument strategjik, i cili po hartohet për herë të parë në Kosovë, synon avancimin e sistemit dhe…

Përjetimi i diversitetit të trashëgimisë në dy rrota

Mëngjesi i së shtunës, më 19 Shtator 2015, premtonte një Tour de Culture përplot rreze dielli, energji pozitive dhe djersë. Këtë vit, gati 600 pjesëmarrës në biçikleta patën rastin të vizitojnë regjionin e Mitrovicës duke përfshirë këtu vizita në lokalitete të ndryshme të trashëgimisë kulturore dhe industriale të këtij regjioni. START-i i turit është bërë…

TOUR DE CULTURE 2015 Regjistrimi dhe kushtet e pjesëmarrjes

TOUR DE CULTURE është i vetmi aktivitet kulturor çiklistik jo-garues dhe rekreativ në Kosovë i HAPUR PËR TË GJITHË, profesionistë e amatorë, të rinj e të moshuar, femra e meshkuj. Turi promovon trashëgiminë kulturore, transportin e jo-motorizuar për një lëvizshmëri më efektive për të gjithë dhe mbrojtjen e mjedisit. Ai ka lindur si rezultat i sinergjive…

Aplikoni për të qenë vullnetar i Tour de Culture 2015

A keni qenë pjesëmarrës në Tour de Culture në ndonjërën nga edicionet e kaluara dhe synoni të përfshiheni edhe në pjesën organizative? Dëshironi të jepni kontributin tuaj në promovim të çiklizmit, trashëgimisë dhe mbrojtjes së mjedisit? Tour de Culture këtë vit do të mbahet në regjionin e Mitrovicës më 19 Shtator 2015, të shtunën. CHwB po kërkon vullnetarë…

Përfundojnë punimet në dy monumente të Komunës së Gjakovës

Në fund të korrikut të këtij viti kanë përfunduar punët e intervenimit emergjent në dy monumente të trashëgimisë kulturore që gjenden në Komunën e Gjakovës. Kulla e Hysen Hajdarit dhe shtëpia e Rexhep Qarrit tanimë janë në shërbim të pronarëve të tyre. Kulla e Hysen Hajdarit në fshatin Nivokaz është ndërtesë historike e mbrojtur sipas Listës…

Shpëtohet Kulla e Mustafë Dukajt në fshatin Drenoc të Deçanit

Përmes mbështetjes së shoqatës së trashëgimisë kulturore të Zvicrës Schweizer Heimatschutz, zyra e CHwB-së në Kosovë ka filluar intervenimin shpëtues në kullën e Mustafë Dukajt në fshatin Drenoc të Komunës së Deçanit. Intervenimet e parapara përfshijnë konsolidimin e kulmit dhe të konstruksionit meskatësh, krijimin e qasjes në ndërtesë dhe revitalizimin e odës së mysafirëve. Kulla e Mustafë…