Kalo te përmbajtja
CHwB Kosova — Cultural Heritage without Borders

Kategoria

Lajme

Komuna e Rahovecit shënoi Festën e vjeljes së rrushit

Më 7 shtator 2014, festa tradicionale e vjeljes së rrushit në Rahovec, mblodhi bujq, vreshtarë, verëtarë, prodhues të ndryshëm bujqësor, ndërsa të pranishëm ishin edhe përfaqësues të shumtë qeveritar dhe ata të zyrave ndërkombëtare në Kosovë. Në festën morën pjesë edhe kryetarë të komunave fqinje me Rahovecin. Kryetari i komunës z.Idriz Vehapi, në fjalën e…

Në Gjakovë hapet Zyra Informative Turistike

Që nga 15 Shtatori 2014, Gjakova në pjesën historike të qytetit, në “Çarshinë e Madhe”, pranë Xhamisë së Hadumit, do ta ketë Zyrën Informative Turistike e cila është hapur me mbështetjen e Komunës së Gjakovës dhe Trashëgimisë Kulturore pa Kufij (CHwB) zyra në Kosovë. Me një solemnitet rasti të organizuar, fjalë përshëndetëse ka mbajtur kryetarja…

RI-TENDERIM – Ndërtimi i urës afër kalasë së Pogragjës

Më 16 Shtator Komuna e Gjilanit shpall njoftim kontrate për ndërtimin e urës afër Kalasë së Pogragjës në Gjilan. Afati i fundit për aplikim është 26 Shtator 2014. Për më tepër informata shih shpalljen. Ky projekt bashkëfinacohet nga zyra e CHwB në Kosovë përmes fondeve të shtetit suedez dhe Komunës së Gjilanit dhe paraqet një nga…

Kushtet e pjesëmarrjes për Tour de Culture – 28 Shtator 2014

NJOFTIM: Tour de Culture shtyhet për 28 Shtator 2014 shkaku i motit. TOUR DE CULTURE është i vetmi aktivitet çiklistik jo-garues dhe rekreativ në Kosovë I HAPUR PËR TË GJITHË, profesionistë dhe amatorë, të rinj e të moshuar, femra dhe meshkuj. Kjo ngjarje, që organizohet për të shtatin vit me radhë, tenton të zbulojë çdo vit një…

Jubileu i 50-të rikthen festën e poezisë në Gjakovë

Prej datës 2 deri 9 maj 2014, qyteti i Gjakovës ishte epiqendra e poetëve dhe e adhuruesve të shumtë të poezisë. Gjatë këtyre ditëve, Klubi letrar “Gjon Nikollë Kazazi” nga Gjakova mbajti jubileun e 50-të të Mitingut të Poezisë. Qëllimi krysor i mitingut është ruajtja e traditës shpirtërore dhe krijimi i një platforme ku do…

Vazhdojnë punët në projekte të intervenimeve emergjente

Vazhdojnë punët në projektet e programit të intervenimeve emergjente në 50 ndërtesa të trashëgimisë kulturore në Kosovë. Një nga objektet e intervenuar është edhe shtëpia kullë e Nuhi Bravës në fshatin Pustenik të komunës së Hanit të Elezit.Ky monument është pjesë e Listës së trashëgimisë kulturore për mbrojtje të përkohshme të përpiluar nga Ministria e…

Rikthehet tradita e kërcimeve nga Ura e Fshejt

Më 10 gusht 2014, pas tre vitesh mungese, në një lartësi mesatare prej 18 metrash në urën që ngrihet mbi rrjedhën e lumit Drin të rrugës Gjakovë-Prizren, janë mbajtur garat tradicionale të kërcimeve nga Ura e Fshejt. Kërcimet nga Ura e Fshejt e veçojnë traditën dhe ndërlidhjen e njerëzve të Rrafshit të Dukagjinit me ujin…

Filloni ngrohjen! Më 21 shtator mbahet Tour de Culture 2014

Edicioni i shtatë i të vetmit aktivitet çiklistik dhe kulturor në Kosovë këtë vit mbahet në komunën e Vushtrrisë dhe Podujevës. Ky aktivitet synon promovimin e trashëgimisë kulturore e natyrore, transportin jo-motorik në shoqëri dhe mbrojtjen e ambientit. Për më shumë informata, ditëve në vijim vazhdoni të përcjellni ueb faqen tonë dhe përditësimet në faqet…

Arkiva e publikimeve tona tanimë me më shumë se 70 tituj…

Eksploroni arkivën tonë të përditësuar të publikimeve e cila pasurohet vazhdimisht. Shumica e publikimeve janë në gjuhë angleze, duke pëfrshirë edhe ato në gjuhët zyrtare lokale të Kosovës, dhe atë në shqip, serbisht dhe turqisht.Arkiva përmban publikime të projekteve të implementuara nga zyra e CHwB në Kosovë, përfshirë edhe ato të zyrave tjera të CHwB-së apo…