Kalo te përmbajtja
CHwB Kosova — Cultural Heritage without Borders

Kategoria

Lajme

CHwB

Ambasadorja e SHBA-ve Znj. Jacobson dhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Z. Krasniqi vizituan Kalanë dhe Hamamin në Vushtrri

Të enjten, më 17 janar, CHwB kishte kënaqësinë të presë në Kalanë dhe Hamamin e Vushtrrisë ambasadoren e SHBA-ve në Prishtinë, Znj. Tracey Jacobson, ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Z. Memli Krasniqi si dhe kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Z. Bajram Mulakun. CHwB-ja është aktualisht duke zbatuar projektet “Ruajtja dhe mbrojtja e Kalasë së…

CHwB

Përfunduan punëtoritë me komunat partnere të PLTK-së

Gjatë tre muajve të fundit janë mbajtur punëtoritë në të shtatë komunat partnere të Programit Planet lokale të Trashëgimisë Kulturore 2012-2015. Me forca te përbashkëta janë ndërmarrë hapat e parë drejt finalizimit të planit, që është baza për zhvillimin lokal bazuar në resurset e trashëgimisë kulturore dhe natyrore. Metodologjia e punëtorive ishte e njëjtë,…

Thirrje për grante 2013

Për shkak të numrit të madh të aplikacioneve të marra për grante, publikimi i fituesve do të bëhet me 31 maj. Nëse jeni OJQ dhe nëse keni ide të reja dhe kreative për të nxitur dhe promovuar pjesëmarrjen e komunitetit në ruajtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore të Kosovës, atëherë dërgoni një Koncept për projekt,…

CHwB

Trashëgimia kulturore është edhe e jotja! Jepe idenë tënde!

Zonja dhe zotërinj, Në emër të Fondacionit Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB), zyra në Kosovë, dhe 7 komunave partnere të programit “Planet Lokale të Trashëgimisë Kulturore 2012-2015”, kemi nderin dhe kënaqësinë t’ju ftojmë Ky program, është rezultat i bashkëveprimit të Trashëgimisë Kulturore pa Kufij (CHwB) të financuar nga Suedia, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit…

CHwB

Përfunduan me sukses konsultimet publike në 7 komuna

Me datën 11 qershor përfundoi periudha e konsultimeve publike ne 7 komunat partnere të programit të Planeve Lokale të Trashëgimisë Kulturore 2013-2015. Hapja e konsultimeve publike filloi me nje prezantim rreth procesit të programit të Planeve Lokale të Trashëgimisë Kulturore, me qëllim që publiku të informohet për detaje të procesit. Më pas janë prezentuar të…

Tour de Culture 2013 po të pret!

Këtë të diele, me 22 shtator, merre vullnetin tënd të mire, biçikletën, miqtë dhe familjen, dhe bashkohu me ne në turin më ngazëllues me biçikleta në Kosovë! START-i Tour de Culture të sivjetshëm është Ferizaji, ndërsa FINISH-i në qytetin e Kaçanikut. Turi do të fillojë në ora 12:00 nga Ferizaj (Mulliri i Nikës tek bifurkacioni)…

Festohen traditat e pasura lokale të komunës së Dragashit

Më 15 dhe 16 Qershor 2013 janë organizuar garat e pehlivanëve, vrapimit të kuajve dhe panairit tradicional të Komunës së Dragashit. Në prani të më se 5.000 pjesëmarrësve dhe me mbi 60 garues të këtyre diciplinave tradicionale sportive nga Bullgaria, Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova, pas një dekade e gjysmë, ripërtërihen traditat e pasura lokale të…

Ndahen çmimet për llogon e regjionit lindor të Kosovës

Më 15 Prill 2014, duke filluar nga ora 11:00, në Galerinë e Arteve në qytetin e Gjilanit është mbajtur cermonia e shpërblimeve për llogo regjionale të organizuar me shkolla të regjionit lindor të Kosovës. Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit të Programit të Përbashkët të “BE/KE Përkrahje për promovimin e diversitetit kulturor (PDKK)” ku Trashëgimia…

Të rinjtë e Kaçanikut eksplorojnë trashëgiminë kulturore dhe natyrore

Komuna e cepit juglindor të Kosovës, ajo e Kaçanikut, konsiderohet si një vend vjetër me një histori të lashtë dhe me trashëgimi kulturore dhe natyrore të pasur. Përkundër këtij realiteti, në Kaçanik nuk janë bërë shumë aktivitete apo projekte të mbrojtjes dhe promovimit të këtyre vlerave. Për më tepër, edhe të rinjtë e kësaj komune…

Mirret leja për restaurimin e verarisë së Kishës së Shën Stefanit në Hoçë të Madhe

Me kenaqësi ju njoftojmë se më 31 Mars 2014, projektit ‘Restaurimi dhe revitalizimi i verarisë së kishës së Shën Stefanit në Hoçë të Madhe’, i është dhënë leja nga Këshilli për Zbatim dhe Monitorim (KZM), nëprëmjet sekretariatit që vepron në kuadër të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH). Projekti ka kaluar fazën fillestare të…

Dy organizata të shoqërisë civile të Vushtrrisë mobilizojnë komunitetet e tyre për vetëdijësim mbi trashëgimi kulturore dhe natyrore

Qyteti i Vushtrrisë ose Vicianumi siç është quajtur përpara sipas emrit të vjetër ilir, ndodhet në pjesën veriore të Kosovës. Ky qytet që ka shtresëzime të kohës antike, mesjetare dhe bashkëkohore dhe gjatë historisë së tij ka luajtur rol me rëndësi të madhe në pikëpamje ekonomike, kulturore dhe qytetëruese. Popullsia e tij ka kaluar nëpër…