Kalo te përmbajtja
CHwB Kosova — Cultural Heritage without Borders

Kategoria

Lajme

RI-TENDERIM – Ndërtimi i urës afër kalasë së Pogragjës

Më 16 Shtator Komuna e Gjilanit shpall njoftim kontrate për ndërtimin e urës afër Kalasë së Pogragjës në Gjilan. Afati i fundit për aplikim është 26 Shtator 2014. Për më tepër informata shih shpalljen. Ky projekt bashkëfinacohet nga zyra e CHwB në Kosovë përmes fondeve të shtetit suedez dhe Komunës së Gjilanit dhe paraqet një nga…

Kushtet e pjesëmarrjes për Tour de Culture – 28 Shtator 2014

NJOFTIM: Tour de Culture shtyhet për 28 Shtator 2014 shkaku i motit. TOUR DE CULTURE është i vetmi aktivitet çiklistik jo-garues dhe rekreativ në Kosovë I HAPUR PËR TË GJITHË, profesionistë dhe amatorë, të rinj e të moshuar, femra dhe meshkuj. Kjo ngjarje, që organizohet për të shtatin vit me radhë, tenton të zbulojë çdo…

Festivali “Sofra” sjell këngë, ushqim, raki dhe kino verore

Mbi 6 mijë qytetarë janë mbledhur në “Sofër”, një festivalin i cili u organizua përgjatë tri netëve të fundit të muajit gusht në qytetin e Gjakovës. Festivali i u mbajt në Çarshinë e Madhe, më saktësisht në “Lomën e Drithit”, një hapësirë publike, revitalizimi i së cilës është zbatuar nga CHwB Kosova gjatë vitit 2013…

Komuna e Rahovecit shënoi Festën e vjeljes së rrushit

Më 7 shtator 2014, festa tradicionale e vjeljes së rrushit në Rahovec, mblodhi bujq, vreshtarë, verëtarë, prodhues të ndryshëm bujqësor, ndërsa të pranishëm ishin edhe përfaqësues të shumtë qeveritar dhe ata të zyrave ndërkombëtare në Kosovë. Në festën morën pjesë edhe kryetarë të komunave fqinje me Rahovecin. Kryetari i komunës z.Idriz Vehapi, në fjalën e…

Në Gjakovë hapet Zyra Informative Turistike

Që nga 15 Shtatori 2014, Gjakova në pjesën historike të qytetit, në “Çarshinë e Madhe”, pranë Xhamisë së Hadumit, do ta ketë Zyrën Informative Turistike e cila është hapur me mbështetjen e Komunës së Gjakovës dhe Trashëgimisë Kulturore pa Kufij (CHwB) zyra në Kosovë. Me një solemnitet rasti të organizuar, fjalë përshëndetëse ka mbajtur kryetarja…

KONKURS PËR BURSA

Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB) zyra në Kosovë, në bashkëpunim me Komunën e Rahovecit dhe institucione tjera të nivelit qendror, ka hartuar Planin Lokal të Trashëgimisë Kulturore të Rahovecit. Ky plan është hartuar në kuadër të programit të Planeve Lokale të Trashëgimisë Kulturore 2012-2015 në shtatë komuna të ndryshme të Kosovës. Një nga prioritetet e këtij…

Nënshkruhet marrëveshja për Konservimin e Kalasë së Prizrenit

Pas përfundimit me sukses të projektit “Ruajtja dhe Mbrojtja e Kalasë së Vushtrrisë”, CHwB në bashkëpunim me Institutin Arkeologjik të Kosovës dhe me financim të Ambasadë Amerikane në Prishtinë, do të punojë sërish në Kala, kësaj here në qytetin jugor të vendit, në Kalanë e Prizrenit. Më 25 Shtator është nënshkruar marrëveshja e mirëkuptimit për…

Përzgjedhen objektet tradicionale për bujtina në Rahovec

Komuna e Rahovecit, e njohur në Kosovë e më gjerë për kultivimin e rrushit dhe prodhimin e verës e bashkë me bukuritë mbresëlënëse të natyrës e trashëgiminë e pasur kulturore, ka potencial të madh për zhvillimin e turizmit. Si një destinacion turistik në zhvillim, qyteti ka nevojë për shërbime të nevojshme që do të çojnë…

TOUR DE CULTURE 2014: një rrugëtim i gjatë përplot kënaqësi

Më 28 Shtator 2014, mëngjesin e së dielës, më shumë se 500 pjesëmarrës iu përgjigjën ftesës për promovim të trashëgimisë sonë të përbashkët natyrore dhe kulturore, transportin e jo-motorizuar dhe mbrojtjen e mjedisit. Edicioni i shtatë i Tour de Culture, aktivitetit unik në Kosovë që kombinon parimet e Ditëve të Trashëgimisë Evropiane dhe Javës së…

SHIJO & VALLËZO trashëgiminë shpirtërore të regjionit lindor

Gjatë muajit tetor të vitit 2014, Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB) do të organizojë dy pilot aktivitete mbi trashëgiminë shpirtërore në Ferizaj dhe Gjilan në kuadër të Projektit të Përbashkët të BE/KE “Përkrahja për Promovimin e Diversitetit Kulturor” (PDKK). Këto aktivitete janë hartuar dhe zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me grupet regjionale punuese (GRP) të…

Mbahet në Ferizaj manifestimi i ushqimit tradicional

Më 10 tetor 2014, të premten, nga ora 11:00, Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB) zyra në Kosovë, në kuadër të Projektit të Përbashkët të Bashkimit Evropian / Këshillit të Evropës “Përkrahja për Promovimin e Diversitetit Kulturor” (PDKK) ka organizuar pilot aktivitetin mbi trashëgiminë shpirtërore në Ferizaj. Pjesa e shijshme e pilot aktivitetit “SHIJO DHE VALLËZO…

Vazhdojnë punimet e intervenimeve emergjente në tri monumente

Këtyre ditëve janë duke vazhduar punimet intervenuese emergjente në Biblotekën Hivzi Sylejmani në Prishtinë dhe Mejtepin e Haxhi Ymerit në Gjakovë, përderisa punimet intervenuese në Urën e Terzive në fshatin Bishtazhin të Komunës së Gjakovës janë gati për të filluar. Ndërtesa e bibliotekës së qytetit “Hivzi Sylejamani” daton qysh nga viti 1930 dhe është ende…