Kalo te përmbajtja
CHwB Kosova — Cultural Heritage without Borders

Kategoria

Programi Rijetësimit

Konferenca përmbyllëse e programit të Planeve Lokale të Trashëgimisë Kulturore (2012-15)

Më 22 Prill 2016 është mbajtur konferenca përmbyllëse e programit të Planeve Lokale të Trashëgimisë Kulturore 2012-15. Konferenca përmbyllëse ka prezantuar metodologjinë, reflektimet, sfidat dhe të arriturat e përbashkëta e të gjithë partnerëve në këtë ndërrmarje të madhe në fushën e trashëgimisë kulturore në Kosovë. Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB), zyra në Kosovë gjatë periudhës 2012-15 ka…

Inaugurohet konservimi dhe revitalizimi i pjesshëm i Kalasë së Kaçanikut

Më 21 Prill 2016 është inauguruar projekti i konservimit dhe revitalizimit të pjesshëm të Kalasë së Kaçanikut. Ky inaugurim është bërë në prani të Besim Ilazit, kryetar i Komunës së Kaçanikut, Annika Magnusson sekretare e përgjithshme e CHwB-së në Suedi, Sali Shoshit shef i zyres së CHwB-së në Kosovë dhe Mirnije Stublla-zyrtare e programit nga…

Grant për promovimin e trashëgimisë jomateriale të Parteshit

Fondacioni Kosovar Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB Kosova) më 25 mars të vitit 2016 ka nënshkruar një kontratë për grant të ri për projektin “Etno Fest Glaviçica” me Fondin për Zhvillimin e Komunitetit (CDF) në kuadër të projektit të financuar nga USAID: Avancojmë Kosovën së Bashku – Zgjidhjet lokale (AKT – LS). Projekti do të…

Tri projekte të CHwB-së publikohen në librin HERITAGE COUNTS

Me kënaqësi ju njoftojmë që tri projekte të ndryshme nga zyrat tona të Ballkanit Perëndimor janë pjesë e librit të botuar rishtazi: “Trashëgimia ka vlerë – Reflektime mbi Teoritë dhe Praktikat e Trashëgimisë Kulturore”. Koen Van Balen and Aziliz Vandesande (Eds.), “Heritage Counts”, Reflections on Cultural Heritage Theories and Practices. A series by the Raymond Lemaire…

Vushtrria pajiset me shenjëzim për trashëgimi kulturore

Qyteti i Vushtrrisë, si një ndër më të vjetrit në Kosovë, ngërthen në vete asete të rëndësishme të trashëgimisë kulturore që prezantojnë periudha të ndryshme të jetesës në këtë komunë. Disa prej këtyre monumenteve janë restauruar dhe po shërbejnë për qëllime kulturore e multifunksionle dhe janë në pritje të vizitorëve të tyre. Shenjëzimi i këtyre…

Konservohet një nga katër Namazgjahet e mbetur në Ballkan

Projekti i restaurimit të Namazgjahut të Opojës që gjendet në fshatin Buzez të Komunë së Dragashit është hartuar nga CHwB zyra në Kosovë dhe u miratua nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në Tetor të vitit 2014. Punimet konservuese kanë filluar në fund të vitit 2014, për tu përmbyllur në muajin tetor të vitit…

Komuniteti i Zatriqit me hapësirë të re për takime, mësim e lutje

Xhamia e fshatit Zatriq në Komunën e Rahovecit është trajtuar si pjesë e programit të Reagimit Emergjent Kulturor, financuar nga Fondi Princ Claus për Kulturë dhe Zhvillim në bashkëpunim me CHwB-në në Kosovë dhe komunitetin e fshatit. Xhamia e fshatit Zatriq ishte objekt i shkatërrimit të luftës së fundit (1999). Një bombë ka dëmtuar hyrjen…

Kulla e konsoliduar e Dukajve, në pritje të vizitorëve

Përmes mbështetjes së shoqatës së trashëgimisë kulturore të Zvicrës Schweizer Heimatschutz, zyra e CHwB-së në Kosovë ka përfunduar intervenimin shpëtues në kullën e Mustafë Dukajt në fshatin Drenoc të Komunës së Deçanit. Intervenimet e kryera përfshijnë konsolidimin e kulmit dhe të konstruksionit meskatësh, krijimin e qasjes në ndërtesë dhe revitalizimin e odës së mysafirëve. Kulla e…

Për herë të parë në Kosovë mbahet kuizi i diturisë për trashëgimi

Gjatë këtij muaji, në Komunën e Vushtrrisë, Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB) zyra në Kosovë ka organizuar kuizin e diturisë “Trashëgimia fillon me ty”. Ky është kuiz i parë i llojit të vet, që përfshinë tematikën e trashëgimisë kulturore që është organizuar në këtë komunë por edhe më gjerë në Kosovë. Ky projekt ka synuar…

Ceremonia e inaugurimit në kishën mesjetare Shën Shpëtimi

Më 19 nëntor 2015, tek lokaliteti i ”Gllaviçicës”, në fshatin Budrigë e poshtme të Komunës së Parteshit, është mbajtur ceremonia e vënies së gurthemelit të objektit përcjellës të Visitatorium-it në kishën mesjetare tanimë të konservuar Shën Shpëtimi. Lokaliteti arkeologjik ”Gllaviçica” është lokalitet shumështresor me kultura të vendbanimit parahistorik nga Neoliti, kultura e Starçevës (5000 vjet p.e.s.)…

Mbyllet faza emergjente në urën më emblematike të Gjakovës

Një nga dhjetë urat më të mëdha të rajonit, Ura e Terzive ka shërbyer për lidhje të tregtisë në mes të komuniteteve të ndryshme dhe me një rëndësi të veçantë arkitektonike ajo përfaqëson një simbol të së kaluarës, si dhe është një monument që përfaqëson domosdoshmërinë dhe jetën. Punimet ndërhyrëse filluan më 13 korrik 2015…