Kalo te përmbajtja
CHwB Kosova — Cultural Heritage without Borders

Kategoria

Programi Rijetësimit

Përmirësohet gjendja e tri ndërtesave historike në Dragash

Gjatë muajve të pranverës dhe verës së këtij viti, kanë përfunduar punët restauruese në tyrben e Selim Dedës në fshatin Restelicë, mullirin e fshatit Leshtan dhe shtëpinë tradicionale të Ismajl Abazit në fshatin Bresanë. Këto ndërtesa tanimë do të jenë në shërbim të pronarëve dhe komuniteteve të ndryshme të Komunës së Dragashit. Tyrbja e Selim…

Komuna e Vushtrrisë këtë vit me ciceronë & doracak turistik

Deri në fund të këtij viti, Komuna e Vushtrrisë do të ketë zyrën e saj informative turistike bashkë me ciceronë të trajnuar dhe doracakun (udhërrëfyesin) turistik. Ky projekt është pjesë e prioriteteve të Planit Lokal të Trashëgimisë Kulturore të kësaj komune. Ky plan është hartuar CHwB, Komuna e Vushtrrisë dhe institucione tjera të nivelit qendror…

Aplikoni për kampin e interpretimit për Kala të Prizrenit!

CHwB është duke ofruar kampin e parë rajonal të restaurimit që është fokusuar tërësisht në interpretimin e trashëgimisë. Kampi i 25-të Rajonal i Restaurimit do të mbahet në Prizren, Kosovë nga 3 deri 17 tetor 2015. “Kaljaja Prizren” by Mladifilozof – Own work. Licensed under CC BY-SA 3.0 via Wikimedia Commons Deri më tani, modeli…

Komuna e Parteshit mbështetet me veshje tradicionale

Më 19 Qershor 2015 është nënshkruar marrëveshja trepalëshe mes Komunës së Parteshit, Trashëgimisë Kulturore pa Kufij (CHwB) zyra në Kosovë dhe OJQ “Iniciativa e të rinjve të Parteshit” rreth projektit “Mbështetja e shoqërive kulturoro-artistike lokale me fonde për blerje të veshjeve tradicionale në Partesh”. Në kuadër të këtij projekti janë prodhuar 20 veshje tradicionale të…

Aktivitetet e para me palët e interesit në Kala të Prizrenit

Kalaja e Prizrenit përmban në vete një pjesë të rëndësishme të historisë së lashtë të qytetit. Pozicioni i saj topografik, dominues mbi qytetin, peizazhi natyror mjaft tërheqës dhe konfigurimi arkitektonik i menduar mjaft mirë, e bëjnë këtë lokalitet me vlera të padiskutueshme ambientale, shkencore, historike dhe turistike. Si një pasuri e trashëguar nga perandoria Bizantine,…

Promovohet Plani Rajonal i Trashëgimisë – Lindje

Plani Rajonal i Trashëgimisë për rajonin lindor të Kosovës është hartuar nga Programi i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Përkrahje për Promovimin e Diversitetit Kultoror”. Procesi ka qenë i bazuar në partneritetin, bashkëpunimin dhe pronësinë e komunitetit dhe në rajonin lindor të Kosovës partner kyç ka qenë OJQ Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB)…

Iniciativa Tour de Culture zgjerohet në Bosnje e Hercegovinë

Për herë të parë në Bosnjë dhe Hercegovinë, 100 çiklistë nga pjesë të ndryshme të vendit morën pjesë në një ngjarje të veçantë “Tour de Culture BiH”, organizuar më 24 maj. Qëllimi i këtij turi çiklistik ishte për të promovuar trashëgiminë e pasur dhe të përbashkët kulturore të BeH, si dhe transportin e jo-motorizuar dhe…

Inaugurohet veraria e restauruar e Kishës së Shën Stefanit

Më 18 prill, në Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Lokaliteteve, trashëgimia e ndërtuar e fshatit Hoçë e Madhe (Komuna e Rahovecit) është pasuruar me një tjetër ndërtesë të restauruar. Projekti i restaurimit dhe revitalizimit të kantinës së verës së Kishës së Shën Stefanit është përfunduar dhe ndërtesa u inaugurua në prani të ambasadores së SHBA-ve në Prishtinë,…

CHwB kontribuon në simpoziumin “Community Design Prishtina”

“Community Design Prishtina”, një simpozium, ekspozitë, dhe “charette” që hulumton modelin e planifikimit të bazuar në komunitet si dhe mjedisin e ndërtuar në Prishtinë është mbajtur prej 6 deri më 9 maj në Prishtinë. Qyteti i Prishtinës nga ekspozita e konkursit të fotografive “Qyteti im, trashëgimia ime”, autore: Argjira Krasniqi Ngjarja e organizuar nga Universiteti…

Mezzo-soprano Flaka Goranci promovon muzikën shqipe në Vjenë

Më 12 maj 2015, nën sharmin e sallës barok të Altes Rathaus të Vjenës, mezzo-sopranoja kosovare Flaka Goranci mbajti koncertin dhe promovimin e albumit me këngë shqiptare nga treva të ndryshme të Kosovës dhe Shqipërisë. Albumi i titulluar “Albanian flowers (Lulet shqiptare)” përmban një libërth me 30 faqe, ku të përfshira janë tekstet e këngëve…

Trashëgimia Kulturore pa Kufij feston 20 vjetorin

Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB), organizatë suedeze e pavarur joqeveritare që i dedikohet shpëtimit dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore, kremton 20 vjetorin e krijimit. CHwB është themeluar në Prill të vitit 1995, si reagim ndaj shkatërrimit sistematik të monumenteve dhe objekteve gjatë luftës në ish-Jugosllavi dhe nevojës urgjente për asistencë për zhvillim dhe mbrojtje. Sot,…

Së shpejti fillojnë punët në Kalanë e Kaçanikut

Në fillim të muajit prill, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka lëshuar lejen për fillimin e punimeve për projektin e konservimit dhe revitalizimit të pjesshëm të Kalasë së qytetit të Kaçanikut. Në gjysmën e dytë të viti 2014, zyra CHwB në Kosovë ka kryer hulumtimin, incizimin, dokumentimin dhe planin e konservimit dhe revitalizimit të…