Mar 07 - 2019

A PO DONI MUSAFIR?

Shndërrimi i shtëpive tradicionale në Rahovec në bujtina

Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB) zyra në Kosovë në bashkëpunim me Komunën e Rahovecit, në kuadër të projektit "Konvertimi i shtëpive tradicionale në bujtina" fton pronarët e shtëpive tradicionale/kullave nga Rahoveci të aplikojnë që një pjesë e shtëpisë/kullës së tyre të kthehet në bujtinë. Ky proces përfshin përshtatjen e një ambienti të shtëpisë/kullës tuaj për akomodim të vizitorëve/turistave.

Për kushtet e aplikimit shkarko formën e aplikacionit këtu dhe dërgojeni deri më 12 Shtator 2014.

Për sqarime shtesë dhe dërgim të aplikacioni drejtohuni tek [email protected] ose në numrin e telefonit +386 (0) 49 887 523.

Ky projekt është një nga prioritetet e Planit Lokal të Trashëgimisë Kulturore të Rahovecit. Ky plan është pjesë e Programit të Planeve Lokale të Trashëgimisë Kulturore 2012-2015 të hartuar nga CHwB, Komuna e Rahovecit dhe institucione tjera të nivelit qendror. Për më shumë informata rreth këtij programi klikoni këtu.

 


Postimi i kaluar


Mar 07 - 2019

Arkiva e publikimeve tona tanimë me më shumë se 70 tituj…


Postimi i rradhës


Mar 07 - 2019

Formalizohet themelimi i Muzeut Rajonal të Gjilanit