Mar 06 - 2019
Fondacioni Kosovar Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB Kosova) është anëtarësuar në katër rrjete lokale të OJQ-ve: në Rrjetin e Institucioneve të Pavarura të Artit dhe Kulturës, Platformën CiviKos, Rrjetin e Organizatave të Pavarura të Kulturës të Kosovës - Forumin Kulturor dhe Rrjetit të Organizatave të Kulturës në Prizren.
[caption id="attachment_7414" align="alignnone" width="1000"] Një nga konferencat e shtypit të rrjetit RRIPAK.[/caption]
Rrjeti i Institucioneve të Pavarura të Artit dhe Kulturës (RRIPAK) është organizatë e institucioneve të pavarura të artit dhe kulturës, e themeluar për të krijuar një mjedis të përshtatshëm formal, ligjor dhe funksional për punën e institucioneve të pavarura të artit dhe kulturës, zhvillimin e veprimtarisë së lirë shoqërore dhe artistike, demokratizmin dhe reformimin e politikave të artit dhe kulturës të institucioneve të pushtetit lokal dhe qendror në Kosovë. Rrjeti numëron mbi 25 anëtarë dhe ka selinë dhe sekretariatin në Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë.
[caption id="attachment_7017" align="alignnone" width="960"] Gjatë takimit të Bordit të Platformës CiviKos, 28 Tetor 2016 – Prishtinë.[/caption]
Platforma CiviKos është bashkim vullnetar i organizatave të shoqërisë civile, të përkushtuara për zhvillimin e një mjedisi të favorshëm për bashkëpunim midis shoqërisë civile dhe autoriteteve publike. Nisma për ndërtimin e këtij vizioni të përbashkët për bashkëpunim të institucionalizuar të sektorit të shoqërisë civile dhe qeverisë, u formalizua në Shtator 2007, me themelimin e Platformës CiviKos - një forumi të hapur për të gjitha organizatat e shoqërisë civile në Kosovë, të përkushtuara që të veprojë në mënyrë transparente dhe që të kërkojë të njëjtën gjë, edhe nga Qeveria dhe sektorët e tjerë. Kjo platformë sot grumbullon mbi 180 organizata të profileve të ndryshme.
[caption id="attachment_6990" align="alignnone" width="604"] Gjatë takimit të Kuvendit të anëtarëve të Forumit Kulturor, 25 Tetor 2016 - Prishtinë.[/caption]
Forumi Kulturor është etnitet i regjistruar si rrjet i organizatave të pavarura të kulturës si anëtare. Si sekretariat i përkohshëm i Forumit Kulturor është vendosur të jetë Teatri ODA deri në momentin e ngritjes së kapaciteteve për të formuar një Sekretariat profesional të rrjetit. Forumi Kulturor i Kosovës është Rrjet i Organizatave të Pavarura të Kulturës të Kosovës themeluar me qëllim të fuqizimit të organizatave të pavarura kulturore, afirmimit të organizatave anëtare, përfshirjes së organizatave anëtare në proceset vendimmarrëse, rritjes së përkrahjes së skenës së pavarur të kulturës dhe mbrojtjes e përmirësimit të pozitës së organizatave anëtare karshi institucioneve relevante të Kosovës dhe jashtë saj. Ajo ka gjithsej 55 anëtarë.
[caption id="attachment_6991" align="alignnone" width="604"] Gjatë takimit të RrOK Prizren, 28 Korrik 2016 - Prizren.[/caption]
Rrjeti i Organizatave Kulturore i Prizrenit është rrjet joformal i organizatave të kulturës në komunën e Prizrenit. Misioni i këtij Rrjeti është arritja e një ekonomie të zhvilluar lokale në Prizren përmes pasurimit dhe strukturimit të ofertës turistike bazuar në rritjen e cilësisë dhe vëllimit të aktiviteteve kulturore. Objektivat themelore të punës së Rrjetit në Prizren përfshijnë: pasurimin e jetës kulturore, ngritjen e cilësisë së aktiviteteve ekzistuese kulturore, strukturimin e ofertës kulturistike, përmirësimin e politikave kulturore në nivel komunal, menaxhimin e decentralizuar të kulturës, diversifikimin e financimit të aktiviteteve kulturore dhe nxitjen e qytetarisë aktive dhe të përgjegjshme. RrOK Prizren numëron mbi 15 anëtarë me sekretariat Fondacionin Lumbardhi.