Mar 07 - 2019

Inaugurohet databaza e trashëgimisë kulturore të Kosovës

Më 15 korrik 2014, në Muzeun e Kosovës, Memli Krasniqi, ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve bëri inaugurimin e databazës së trashëgimisë kulturore të Kosovës.

Database photo 1

Mes tjerash në fjalimin e tij, ministri theksoi se: "Kjo databazë është edhe një dritare e vendit tonë, e të kaluarës dhe historisë sonë të pasur. Përveç një mundësi informimi për monumentet tona historike, kulturore e fetare, për traditat, zakonet, zejet, veshjet, e shumë gjëra të tjera, të dhënat këtu janë një bazë e mirë për punë shkencore për shumë hulumtues, historianë, arkitektë, arkeologë, etnologë dhe studiues të tjerë. Po ashtu, është një mundësi më shumë që qytetarë nga mbarë bota ta njohin më mirë trashëgiminë tonë kulturore. Si e tillë, kjo databazë është e juaja dhe e të gjithë atyre që duan të informohen, por edhe të kontribuojnë për trashëgiminë kulturore.

Pasurimi i kësaj databaze do të jetë një mision i vazhdueshëm. Për këtë ne duhet të punojmë bashkë me secilin prej jush, ashtu që vërtetë ta bëjmë trashëgiminë kulturore një pikë të përbashkët që përmes diversitetit të saj na bashkon të gjithëve. Dua të falënderoj të gjitha ata që kanë punuar në jetësimin e këtij projekti të rëndësishëm, e në veçanti Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë për mbështetjen financiare si dhe organizatën Trashëgimia Kulturore pa Kufij për implementimin e projektit."

Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB (zyra në Kosovë) dhe është bërë e mundshme nga mbështetja bujare e Ambasadës Britanike në Prishtinë.

Për qasje në databazë vizitoni http://dtk.rks-gov.net/


Postimi i kaluar


Mar 07 - 2019

NJOFTIM KONTRATE - Ndërtimi i urës afër kalasë së Pogragjës


Postimi i rradhës


Mar 07 - 2019

Open HOUSE & STUDIO në Kalanë e Vushtrrisë