Jul 13 - 2015

Komuna e Vushtrrisë këtë vit me ciceronë & doracak turistik

Deri në fund të këtij viti, Komuna e Vushtrrisë do të ketë zyrën e saj informative turistike bashkë me ciceronë të trajnuar dhe doracakun (udhërrëfyesin) turistik. Ky projekt është pjesë e prioriteteve të Planit Lokal të Trashëgimisë Kulturore të kësaj komune. Ky plan është hartuar CHwB, Komuna e Vushtrrisë dhe institucione tjera të nivelit qendror në kuadër të Programit të Planeve Lokale të Trashëgimisë Kulturore dhe bashkë-financohet nga Suedia, përmes CHwB-së dhe Komuna e Vushtrrisë.

v h

Ura e Vjetër e Gurit në Vushtrri (Foto: Databaza e trashëgimisë kulturore të Kosovës – http://dtk.rks-gov.net)

Komuna e Vushtrrisë është e njohur për historinë e saj të pasur, por trashëgimia e saj natyrore dhe kulturore ka nevojë të vlerësohet, sistemohet dhe prezantohet para publikut të gjërë. Lidhja e këtyre atraksioneve dhe lokaliteteve turistike në një tërësi si një ofertë turistike do të kontribuonte në zhvillimin lokal të saj. Për këtë qëllim, katër kandidatë të fushave që ndërlidhen me trashëgimi kulturore dhe turizëm janë përzgjedhur për trajnim për ciceron. Përpos trajnimit që do ti ofrohet, kandidatët e përzgjedhur do të punojnë në mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave për krijimin e një doracaku (udhërrëfyesi) turistik. Zyra informative turistike do të vendoset pranë Kalasë së Vushtrrisë, ku menaxhimi dhe funksionalizimi i saj do të bëhet nga ciceronët bashkë me Komunën e Vushtrrisë.

Vushtrri toursim 01

Kalaja e Vushtrrisë

Për më tepër, ky projekt është në harmoni edhe me “Strategjinë e Zhvillimit Ekonomik të Komunës së Vushtrrisë 2013-2018” e cila parasheh të zhvillojë dhe të ngrisë mirëqenien për të gjithë qytetarët e saj nëpërmjet këtyre shtyllave: zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, avancimit të arsimit dhe edukimit, përmirësimit të shëndetësisë dhe mirëqenies sociale, zhvillimit të infrastrukturës dhe ruajtjes së ambientit dhe promovimit të turizmit, kulturës dhe sportit.


Postimi i kaluar


Jul 13 - 2015

Aplikoni për kampin e interpretimit për Kala të Prizrenit!


Postimi i rradhës


Jul 14 - 2015

Përmirësohet gjendja e tri ndërtesave historike në Dragash