Mar 06 - 2019

Kosova bëhet me listë të aseteve të trashëgimisë në rrezik

Një ndërtesë e harruar dhe në gjendje të keqe, sikurse që është Klubi i Boksit të Prishtinës, më 12 Dhjetor ishte nikoqir i lansimit të "Listës së Trashëgimisë në rrezik". Ky regjistër që për herë të parë publikohet në Kosovë përmban monumente që gjenden në "Listën e Trashëgimisë Kulturore në Mbrojtje të përkohshme" të MKRS-së dhe që paraqesin rrezik për humbje të vlerave të trashëgimisë por, edhe rrezik për banorët që jetojnë në apo afër tyre.

oojo

Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB Kosova) në bashkëpunim me organizatën EC Ma Ndryshe dhe me financim të Suedisë, gjatë vitit 2016 ka analizuar gjendjen fizike të 870 aseteve të trashëgimisë kulturore në Kosovë. Si rezultat i kësaj pune është krijuar platforma e cila është përmbledhje e aseteve që janë në rrezik. Platforma digjitale trashegimianerrezik.com është edhe një mundësi e re për të informuar publikun, institucionet relevante dhe palët e interesit për kushtet në të cilat ndodhen këto asete të rrezikuara dhe njëherit synon t’i përfshijë ata në vlerësimin dhe ruajtjen e saj përmes propozimit direkt të aseteve që konsiderojnë e janë në rrezik, pavarësisht a kanë status të mbrojtjes apo jo.

harta20161212164946867600

Drejtori i CHwB Kosovës Sali Shoshi, në hyrje të lansimit theksoi se “Në vitin 2016-të, ne kemi bërë një hulumtim në gjithë Kosovën, ku diku rreth 870 ndërtesa janë vizituar nga gjashtë ekipe ku janë nxjerrë shumë informata të rëndësishme që planifikojmë t’i nxjerrim në etapa. Kemi shikuar se si është gjendja fizike e tyre, kemi shikuar se a kanë potencial ato për zhvillim ekonomik, kemi analizuar edhe informatat që i posedon vetë pronari për përgjegjësinë që ka ai ndaj trashëgimisë kulturore, kemi biseduar me të për rolin që ka ai me institucione përgjegjëse, ku këto informata do t’i tregojmë në etapat në vazhdim”. Ai theksoi se kjo listë është angazhim dhe kontribut i dy organizatave të shoqërisë civile dhe numëron 139 ndërtesa të shtrira në gjithë Kosovën.

ojoojooo okpokppop oookkk

Alban Morina dhe Erinë Mulolli, koordinatorë të projektit, dhanë informata më detaje rreth metodologjisë së përdorur në hulumtim dhe gjetjeve nga terreni, përderisa Nol Binakaj, zëvendës drejtor i CHwB Kosovës, foli për hapat e mëtutjeshëm të kësaj iniciative dhe listoi një numër të rekomandimeve të dala nga ky hulumtim drejtuar institucioneve relevante dhe komunitetit e pronarëve. Hulumtimin e plotë mund ta gjeni në publikimin tonë "Trashëgimia në rrezik".

ooop

Ngjarja është përcjellë me ekspozitën fotografike të realizuar nga Arben Llapashtica dhe dokumentarë të shkurtë të prodhuar nga CHwB Kosova që do të mbesin të hapura për publik në Klubin e boksit deri më 15 Dhjetor në terminet: 11:00-14:00 dhe 16:00-18:00.

img_9232

https://www.youtube.com/watch?v=3v3Holq5064

https://www.youtube.com/watch?v=Dn2b_uP7LSU

https://www.youtube.com/watch?v=vo54qZFBx2I

https://www.youtube.com/watch?v=E0V2wPPOYLY

 

 


Postimi i kaluar


Mar 06 - 2019

CHwB përmbyll vitin me anëtarësim në dy rrjete ndërkombëtare


Postimi i rradhës


Mar 06 - 2019

CHwB Kosova anëtarësohet në katër rrjete lokale të OJQ-ve