Aug 09 - 2016

Parteshi organizon festivalin tradicional më 27 Gusht

Kemi nderin dhe kënaqësinë të ju ftojmë në festivalin tradicional të komunës së Parteshit “Etno Fest Glaviçica 2016” që do të mbahet më 27 Gusht 2016, të shtunën në ora 11:30 në Gllaviçicë, fshati Budrigë e Poshtme.

Edicioni i dytë i këtij festivali synon që përmes aktiviteteve të ndryshme të promovojë pasurinë e trashëgimisë kulturore e natyrore të komunës së Parteshit. Këtë vit, festivali do të jetë edhe më i madh me inaugurimin e qendrës së vizitorëve në lokalitetin arkeologjik të Gllaviçicës dhe kishën mesjetare të Shën Shpëtimit.

Për më shumë informata ju lutemi konsultohuni me ftesën dhe agjendën e bashkangjitur.

Ky festival organizohet në kuadër të projektit gjashtë mujor Etno Fest Gllaviçica.

GEF poster


Postimi i kaluar


Aug 09 - 2016

Platformë unike për ide kreative në fushën e trashëgimisë kulturore!


Postimi i rradhës


Aug 18 - 2016

Aplikoni për të qenë vullnetar i Tour de Culture 2016